Fitoi në Stamboll, opozita turke kërkon zgjedhjet në gjithë Turqinë

Tuesday, 25 June 2019 09:45

Humbja e partisë në pushtet në Turqi, në zgjedhjet e rimbajtura në Stamboll, mund të hapin rrugën, për zgjedhje të parakohshme dhe ti japin po ashtu fund sundimit së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Të paktën kështu mendon Partia Republikane e popullit, në opozitë.

“Ndoshta zgjedhje të reja mund të mbahen tani. Është përfundimisht një pikë kthese për Turqinë dhe demokracinë në vend”, thotë deputetja opozitare, Kader Sevinc.

“Ne kemi filluar numërimin mbrapsht për sundimin e Erdoganit”, shton ajo, duke vënë në pah se të gjitha qytetet e mëdha të Turqisë tani drejtohen nga opozita.

Ekrem Imamoglu, i Partisë Republikane të popullit mori 54.21 për qind të votave në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit të dielën, një fitore kjo akoma më e thellë krahasuar me atë të tre muajve më parë.

Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit kërkoi rimbajtjen e zgjedhjeve, pasi u ankua për parregullsi, në mars. Fitorja e Imamoglu tani ka thyer dekada qeverisje të qytetit më të madh të Turqisë, nga partia e Erdoganit.

Ky i fundit, që ka sunduar Turqinë që nga 2003, fillimisht si Kryeministër dhe më pas si President, ka qenë kryebashkiak i qytetit në vitet 90 dhe ka thënë në të shkuarën se kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë.

Tani, Erdogan ka uruar për fitoren Imamoglunë, e po ashtu ka bërë edhe kandidati i tij, Binali Yildirim. Tani për opozitën, gjithçka ka ndryshuar dhe se në 2023, kur do të mbahen zgjedhjet e radhës, Turqia do të jetë një vend krejt tjetër.

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2019 12:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lista e pasgoditjeve të tërmetit nga ora 00.00 e deri në mëngjes, datë 7 dhjetor

Aktualitet

Lista e pasgoditjeve të tërmetit nga ora 00.00 e deri në mëngjes, datë 7 dhjetor

IGJEUM ka monituar disa pasgoditje. Lista e pasgoditjëve të tërmetit nga ora 00.00 e deri në mëngjes, datë 7 dhjetor është si më poshtë: Data: 07/12/2019Ora: 06:18:36M=2.9Place: 4 km V-P Fushe-Kruje41.5°...

BE ‘shuplakë’ Serbisë:  S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë në 1999-ën

Aktualitet

BE ‘shuplakë’ Serbisë: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë në 1999-ën

Zyrtarë të ndryshëm serb në Prishtinë dhe liderë shtetëror në Beograd vazhdojnë që të mohojnë krimet që ka kryer në Kosovë regjimi i Sollobodan Millosheviqit. Deklarime të tilla të cilat...

OPEC dhe aleatët bien dakord për ulje të prodhimit të naftës

Aktualitet

OPEC dhe aleatët bien dakord për ulje të prodhimit të naftës

Anëtarët e OPEC dhe partnerët e tyre, përfshirë Rusinë, njoftuan sot se kishin rënë dakord për të thelluar uljen e prodhimit të tyre të naftës në të paktën 500 000...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!