Përgjaket Afganistani, së paku 35 të vrarë

Hënë, 23 September 2019 15:39

Zyrtarët afganë thanë se së paku 35 civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur në një sulm të kryer nga ushtria afgane në provincën jugore të Afganistanit, Helmand. Incidenti ndodhi të dielën vonë, kur forcat speciale bastisën një shtëpi, e cila, sipas zyrtarëve, është përdorur nga talibanët për të stërvitur bombardues.

Një lokacion dasmash, pranë shënjestrës së sulmit, u përfshi po ashtu nga luftimet, thanë zyrtarët. “Tridhjetepesë civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur. Këta njerëz ishin në një dasmë pranë vendit të sulmit në zonën Khaskar të qarkut Musa Kala”, tha Attaullah Afghan, anëtar i këshillit të provincës Helmand.

 

Një tjetër anëtar i këshillit të provincës, Abdul Majid Akhundzadah, tha se 40 njerëz – të gjithë civilë – janë vrarë në sulm. Ushtria amerikane tha se 22 militantë talibanë janë vrarë gjatë bastisjes.

Talibanët, ndërkaq, thanë në një deklaratë se disa civilë janë vrarë, ashtu si edhe 18 pjesëtarë të forcave afgane. Incidenti vjen pasi rreth 30 civilë janë vrarë javën e kaluar në një sulm me dron në provincën lindore Nangarhar. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...