‘Duket si fundi i botës’/ Virusi i frikshëm erdhi nga gjarpri

E Enjte, 23 Janar 2020 10:15

Bota po i mban sytë nga Kina, e cila ka nisur të izolojë qytete të tëra nga frika e përhapjes së koronavirusit të frikshëm. Sëmundja ka vrarë 17 persona deri më tani.

Autoritetet e qytetit Wuhan me 11 milionë banorë thonë se kanë pezulluar trenat dhe avionët, po ashtu edhe metronë, autobusët dhe tragetet.

Një banor i tha BBC-së se u kanë thënë që të mos dalin nga shtëpia. “Duket sikur ky është fundi i botës,” tha ai.

Shumë banorë druhen se do u mbarojnë ushqimet.

Wuhan është qyteti prej nga e ka origjinën koronavirusi.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët besojnë se virusi vdekjeprurës e ka origjinën nga një treg i hapur në këtë qytet. Ai besohet se ka kaluar nga gjarpërinjtë te njeriu.

Shkencëtarët besojnë se gjarpërinjtë kanë qenë ‘rezervuari’ për virusin, që është modifikuar dhe ka kaluar te njerëzit.

Në fillimet e tij, virusi nuk përhapej nga njeriu te njeriu. Por tashmë që ka nisur ky transmetim, frika në mbarë botën është shtuar ndjeshëm.

Ky virus është vetëm versioni i shtatë i një koronavirusi që prek njerëzit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...