“Mos u shqetësoni nuk është Coronavirus”, shefi i OBSH-së ndërpret fjalimin pasi kollitet, batuta pritet me të qeshura

Tuesday, 04 February 2020 11:19

Coronavirusi i ri kinez, i cili ka ngritur në këmbë autoritetet botërore të shëndetësisë, ka nisur të shoqërohet edhe me batuta. Ndërsa mbante fjalën e tij shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ndalur fjalimin për shkak të kollës dhe pasi u qetësua, me humor u tha

të pranishmëve në sallë: “Mos u shqetësoni nuk është “Corona”, batutë e cila shkaktoi të qeshura në sallë.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi ka mbërritur në 425. Por edhe numri i të infektuarve është rritur në 20 438. Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje. Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla. Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...