Ekspertët britanikë: Ky është "elementi" që i mbron gratë nga koronavirusi

Diel, 10 May 2020 09:21

Një pyetje që shtrohet së tepërmi kohëve të fundit është pse Covid-19 godet më rëndë meshkujt sesa femrat. Studiues nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Angli dhe Kolegji i Londrës po shohin nëse përgjigja qëndron pjesërisht tek hormoni estrogjen.

Specialistja e menopauzës Dr. Louise Newson thotë se ky hormon mund të ketë një lloj roli mbrojtës në luftimin e sëmundjes. Për të ndihmuar studimin, ajo është bashkuar me një skuadër që ka lançuar një aplikacion që gjurmon Covid-19 dhe simptomat e tij tek njerëzit.

 

Kërkuesit e kanë zgjeruar gjurmimin e simptomave për të parë nëse estrogjeni ndikon vërtet në mënyrën sesi virusi korona sulmon trupat njerëzorë.

Më shumë se tre milion persona po e përdorin këtë aplikacion në Mbretërinë e Bashkuar.

Mjekia Newson thotë se gratë kanë një aftësi për të luftuar viruset shumë më me efikasitet se burrat, dhe se qelizat që luftojnë infeksionet kanë receptorë estrogjene mbi to.

“Kjo do të thotë se ato reagojnë ndaj estrogjenit, dhe estrogjeni mund të ri-programojë këto qeliza, t’i bëjë ato më efektive dhe të rrisë numrin e tyre”, thotë ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...