Ekzekutohet Presidenti i Haitit, plagoset edhe Zonja e Parë

E mërkurë, 07 July 2021 13:53

 

Ekzekutohet në rezidencën e tij private Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse.

BBC konfirmon lajmin, duke raportuar se Moise është vrarë në një sulm nga persona të armatosur ende të paidentifikuar rreth orës 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

 

Vdekjen e presidentit të Haitit e ka konfirmuar edhe Kryeministri i përkohshëm i vendit Claude Joseph.

Edhe bashkëshortja e tij raportohet se ka mbetur e plagosur nga sulmi me armë.

Kryeministri Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit”.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, u zgjodh President në shkurt të vitit 2017.
Gjatë ushtrimit të postit të tij, ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga një valë protestash shpesh të dhunshme anti-qeveritare

Modifikuar më E mërkurë, 07 July 2021 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...