Investigimi/ Njëri nga 6 turqit është deportuar gabimisht

Premte, 27 Prill 2018 08:41

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme: bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.

Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.

“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.

Polici largohet dhe flet me dy pjesëtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilët rrinë jashtë ndërtesës së Aeroportit të Prishtinës. “Çka të bëj, ky po thotë që nuk është ai që është në listë?”. Zyrtarët e AKI-së flasin me dikë në telefon, supozohet që me eprorin. “Po, po, ky është, dërgojeni!” i thonë zyrtarit policor. Investigimi i plotë rreth kësaj çështjeje është publikuar sot nga gazeta kosovare Koha Ditore.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 09:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tregime të moshës së rinisë/Mbresa nga libri ”I tillë jam”, i prozatorit shqiptaro-amerikan, Shefqet Meko

Kulturë

Tregime të moshës së rinisë/Mbresa nga libri ”I tillë jam”, i prozatorit shqiptaro-amerikan, Shefqet Meko

TREGIME TË MOSHËS SË RINISË – Mbresa nga libri ” I tillë jam”, i prozatorit shqiptaro-amerikan, Shefqet Meko- PROMOTED CONTENT     Nga Fuat Memelli Boston-SHBA Kisha lexuar plot shkrime të Shefqet Mekos, qysh kur ai hyri...

Pesë kuzhinierë shqiptarë bëhen bashkë në Itali, ja gjesti mbresëlënës që bëjnë për të prekurit nga tërmeti

Aktualitet

Pesë kuzhinierë shqiptarë bëhen bashkë në Itali, ja gjesti mbresëlënës që bëjnë për të prekurit nga tërmeti

Pesë kuzhinierë shqiptarë do të gatuajnë në San Martino për familjet e prekura nga tërmeti. Nisma pritet të ndërmerret nga data 26 deri në 31 Janar në restorantin San Giminiano.  Mediat...

Merr flakë në lëvizje autobusi urban në Tiranë

Aktualitet

Merr flakë në lëvizje autobusi urban në Tiranë

Një autobus që kryente shërbimin urban në Tiranë ka marrë flakë në orët e pasdites. Autobusi mësohet se i përkiste linjës Kamzë-Tiranë.     Urbani ka marrë flakën në pjesën e pasme të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!