Lamborghini i Papës, në ankand bamirësie më 12 Maj

Hënë, 30 Prill 2018 17:20

Lamborghini Huracan, që iu dhurua papa Franceskut nga vetë prodhuesit, në fund të vitit 2017, do të dalë në shitje më 12 maj, në një ankand bamirësie që do të mbahet në Monako.

Makina ka ngjyrë të bardhë me detaje në ngjyrë ari dhe të verdhë, e prodhuar kështu ekskluzivisht në nder të shtetit të Vatikanit.

Kur mori këtë dhuratë, Papa Francesku, vendosi edhe autografin e tij mbi makinë.

Pjesa e brendshme e saj është e kombinuar me detaje në ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe tapiceria është prej lëkure.

Lamborghini Huracan ka një motor prej 580 kuajsh fuqi.

Vlerësohet se makina e rrallë, e bekuar nga papa, të shitet në ankand për një shifër nga 250 deri në 350 mijë euro, dhe paratë, do të përdoren për qëllime bamirësie nga Vatikani./Tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...