×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja çfarë di blogu i famshëm suedez i udhëtimeve për jetën e shqiptarëve. As ne vetë nuk i dinim!

E Enjte, 21 June 2018 17:58

Shqipëria është shpallur si një ndër destinacionet që duhet vizituar nga të huajt gjatë 2018.

Blogu i famshëm i udhëtimeve  Sëedish Nomad ka shkruar për 15 fakte nga Shqipëria, të cilat janë unike dhe vështirë se mund t’i gjesh në vendet e tjera.

Që nga dordoleci për të larguar shpirtrat dhe deri tek shpulla që "ha" pasi qethesh, faqja e njohur tregon 15 faktet interesante të cilat njëkohësisht janë edhe argëtuese.

1.Ka më shumë Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se sa brenda territorit të Shqipërisë. Komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare janë gjetur veçanërisht në Itali, Argjentinë, Greqi, Kroaci, Turqi, Skandinavi, Gjermani, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë plot me shqiptarë.

2.Në Shqipëri nuk ka McDonald. Nëse jeni duke kërkuar për një restorant McDonald në Shqipëri do t’ju marrë shumë kohë pasi nuk ka një të tillë në asnjë cep të vendit. Megjithatë ka një zinxhir të ngjashëm me ushqim të shpejtë të quajtur Kolonat.

3.Gjuha shqiptare është shumë unike. Nuk ka asnjë gjuhë tjetër të ngjashme me shqipen. Është e njohur si gjuhë indo-evropiane, edhe pse ka "një degë të pavarur në pemën e kësaj gjuhe". Ka shumë dialekte, por dy kryesoret janë Tosk dhe Geg.

33850132 1859246097467154 5035763852214534144 n

4."Xhiro"- shëtitja e mbrëmjes. Një traditë shqiptare ku njerëzit bëjnë shëtitje në mbrëmje në një rrugë kryesore. Është një mënyrë e mirë për të biseduar.

5.Ka pasur vetëm 3000 automjete në gjithë vendin pas rënies së komunizmit. Në fund të "epokës" komuniste, në vend kishte rreth 3 milion njerëz, por kishte vetëm 3000 vetura. Kjo ndodhi për shkak se makinat private ishin të paligjshme gjatë komunizmit.

6."Po-ja" nënkupton "Jo" dhe "Jo" nënkupton "Po". Kjo mund t’ju bëjë disi konfuzë por kur shqiptarët përgjigjen me po nënkuptojnë "jo" dhe kur tundin kokën ata thonë "po". Mbajeni këtë mendje nëse zakonisht i përgjigjen pyetjeve me kokë.

7.Zyrtarisht 70% e shqiptarëve janë myslimanë, por numri i shqiptarëve që e praktikojnë këtë fe është më i ulët. Këto janë numra zyrtarë, por në realitet, ka shumë më pak njerëz që e praktikojnë në mënyrë aktive fenë. Kjo është edhe për faktin se feja u ndalua gjatë epokës komuniste. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që përvetësonte ateizmin nën sundimin e Enver Hoxhës.

8.Kultura e kafes është e lartë. Sidomos ekspresi është një pjesë e kulturës dhe jetës së përditshme Ju do të shihni njerëz të ulur në bare dhe kafene gjatë gjithë kohës. Shumë prej tyre gjithashtu e fillojnë ditën me një kafe turke.

  1. 9. Pasi keni prerë flokët, berberi mund t’ju japë një shuplakë. Pasi t’ju ketë qëlluar mund t’ju thotë një "me shëndet" që domethënë se po e bën "për shëndetin tuaj".

10.Shqipëria ka më shumë se 3250 lloje të ndryshme bimësh. Kjo është e barabartë me 30% të të gjithë florës së Evropës. Ka një shumëllojshmëri bimësh dhe lulesh.

11.Supersticionet. Në përgjithësi shqiptarët janë të njohur si supersticiozë, sidomos në brezat e moshuara. Nuk është e pazakontë që të besojnë në fat të mirë ose të keq, si psh: S’duhet të prisni thonjtë gjatë natës, nëse të dridhet syri ndodh diçka e keqe, nuk duhet të hedhësh bukën, nuk mund të hysh në shtëpi me këmbën e majtë, e marta është ditë tersi etj. Të gjitha këto janë shenja se të ndjek fati i keq. Por ka edhe shenja të tjera që mund të jenë fat i mirë si psh kur një zog mund t’ju bëjë glasën sipër ose kur një fëmijë mund të urinojë në prehrin tuaj. Për këto nuk duhet të shqetësoheni pasi ju pret diçka e mirë.

12.Shqipëria ka 70% të sipërfaqes së saj të mbuluar nga malet. Mund t’ju duket si vendi i maleve pasi 70% e territorit mbulohet prej tyre. Mali më i lartë është Korabi me lartësi 2764 metra.

13.National Geographic e përshkruan si një ndër destinacionet më të mira në vitin 2018.Në vitet e fundit, turizmi është rritur shumë në Shqipëri dhe gjithnjë e më shumë njerëz po e zbulojnë këtë vend të bukur.

14. Mbi 700 000 bunkerë u ndërtuan gjatë kohës së komunizmit. Ka shumë bunkerë. Megjithatë, shumë nga ata janë shkatërruar, por ka ende disa që kanë mbetur për të provuar ekzistencën e tyre të mëparshme. Disa prej tyre janë bërë edhe brenda bareve, kafeneve e kështu me radhë.

15. Nënë Tereza është shqiptare dhe ka marrë çmimin NOBEL. Ajo konsiderohet si heroina e vendit dhe është e vetmja shqiptare që ka marrë çmimin Nobel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...