Bill Gates “habit” njerëzit, çfarë do bëja nëse do fitoja vetëm 2 dollarë

Premte, 27 Prill 2018 12:12

Bill Gates është  një nga njerëzit më të pasur në botë, me 89 miliardë dollarë në asete.

Por sigurisht ai nuk  e përjashton mundësinë që një ditë të jetë shumë, po shumë i varfër, dhe të ardhurat e tij të jënë vetëm  dy dollarë në ditë.

Por çfarë do të bënte Gates nëse papritur një ditë do ta gjente veten në një situatë të tillë?

 “Nuk ka një përgjigje të vetme, natyrisht, dhe varfëria ndryshon varësisht nga vendi. Por, falë punës

me fondacionin tim, takova disa banorë të vendeve më të varfëra në botë që rrisnin pula dhe mësova shumë për pro-të dhe kundrat e mbajtjes së këtyre kafshëve. Për këdo që jeton në varfëri do të ishte mirë t’i kishte disa” – u shpreh Bill Gates.

Arsyeja e ka thënë menjëherë: pulat nuk kërkojnë burime të mëdha të blerjes dhe menaxhimit, ato janë të lehta për t’u mbajtur, dhe vezët e mishi janë ushqim shumë i mirë për njerëzit. Përveç kësaj, ato janë një investim i mirë sepse vazhdimisht gjenerojnë fitim.

“Imagjinoni një rritës që e fillon me pesë pula, mjafton një gjel i marrë hua mbase edhe nga një fqinj, dhe pas tre muajsh i njëjti mbarështues e gjen veten me 40 zogj, nëse të gjithë shiten me $ 5, fitimi do të jetë më shumë se $ 1,000 në vit”.

Sipas Gates, gjelat dhe pulat gjithashtu janë të dobishme në dhënien e më shumë pushteti grave.

“Pulat janë të vogla dhe shpesh jetojnë pranë shtëpive, prandaj ato shpesh shihen si kafshë në kompetencë të grave. Gratë që shesin këto kafshë mund të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...