×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Babai kishte një parandjenjë të keqe, kur kontrolloi iPad-in e vajzës zbuloi një sekret të tmerrshëm…

E mërkurë, 04 Prill 2018 16:58

Që nga ardhja e internetit, prindërit kanë një gjë më tepër për t’u shqetësuar në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre.

 

Meqenëse shumica e telefonave celularë kanë akses në internet, prindërit shpesh kanë vështirësi në menaxhimin e kontrollit të kontakteve të fëmijëve të tyre.

 

Scott Jenkins është babai i dy vajzave dhe ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm, sepse vazhdimisht do të dijë se çfarë ata bëjnë dhe dëshiron të dijë njerëzit me të cilët ato flasin dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur ndonjë arsye për të menduar se vajzat e tij mund të kenë marrëdhënie të dyshimta online.

 

Por një ndjenjë e çuditshme e bëri atë për të kontrolluar iPad-in e vajzës më të madhe, shkruan ShkodraNews, e për fat të mirë e bëri sepse ajo që gjeti mund të përshkruhet si makth i keq për çdo prind.

Kur Scott kuptoi se vajza e tij 15-vjeçare, Haylle, ishte shumë më e rezervuar se zakonisht, e dinte se diçka nuk po shkonte me të.

 

Kontrollimi i gjërave private të vajzave të tij nuk është diçka që atij i pëlqen ta bëjë, por ai ishte aq i brengosur për sjelljen e Haylee-t, saqë vendosi të shikonte iPad-in e saj.

Scott-it i lindën dyshime pasi pa një grup chat-i në iPad që përfshinte disa “miq”.

 

Pas kësaj, ai gjeti një fotografi të Haylee-t në një pozicion seksi që ishte plotësisht i papërshtatshëm për moshën e saj. Pra, siç tha ai për “So Share”, hetimet e tij u shndërruan në një gjueti për meshkujt që ishin të pranishëm në profilet sociale të vajzës së tij.

 

I nxitur nga dëshira e pandalshme për të mbrojtur vajzën e tij, ai vazhdoi të hetojë. Scott zbuloi se disa nga shokët e grupit të vajzës së tij ishin “burra të rritur”. Burri vendosi të thërriste policinë amerikane dhe t’u jepte atyre të gjitha informatat që zotëronte.

 

Shtatë muaj më vonë, Scott mori një telefonatë nga policia gjatë së cilës u kërkua të paraqitej në komisariat së bashku me gruan e tij. Pasi aty, atyre iu shpjegua se burrat me të cilët vajza po bisedonte ishin të përfshirë në trafikimin seksual të qenieve njerëzore.

 

Punonjësit e policisë kishin krijuar një profil të rremë dhe kishin arritur të ndiqeshin nga më shumë se 2000 vajza të reja, për të specifikuar sa lehtë mund të jetë për një të rritur që të mashtrojë vajzat online.

Burrat kishin organizuar një takim me Haylee.

 

Vajza e Scott-it, Haylee, ishte bashkuar në një grup chat-i në të cilin ishin edhe tre burra të rritur që pretendonin të ishin më të rinj dhe kishin qëllime të pafajshme. Gjatë një bisede, burrat kishin rregulluar një takim me Haylee, i cili mund të kishte përfunduar shumë keq.

 

Falë instinkteve të tij, Scott arriti t’i japë fund diçkaje që mund të kishte shkatërruar jetën e vajzës së tij. Tani ai dëshiron që të gjithë prindërit të dinë se sa e rëndësishme është të monitorohen aktivitetet online të fëmijëve të tyre për t’i mbajtur ata të sigurt.

 

Scott argumenton se ia vlen të spiunojë fëmijët e tyre nëse qëllimi është siguria e tyre.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...