Përfitimet shëndetësore që i sjell meditimi

Hënë, 21 Janar 2019 16:50

Popullariteti i meditimit është vazhdimisht në rritje sepse çdo herë e më shumë njerëzit po vetëdijesohen për përfitimet që i ka. Meditimi është proces ku e ushtroni mendjen të përqendroheni dhe t’i ri-drejtoni mendimet që i keni.

Ju mund ta përdorni meditimin për ta rritur vetëdijen e vetvetes dhe shumë njerëz e përdorin edhe për ta zvogëluar stresin dhe për ta zhvilluar përqendrimin. Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore të meditimit, të cilat i ka dëshmuar edhe shkenca.

E zvogëlon stresin

Reduktimi i stresit është një prej arsyeve më të zakonshme se përse njerëzit e provojnë meditimin. Këtë e kanë dëshmuar studimet me mijëra persona që kanë treguar se personat që praktikojnë meditimin kanë zvogëlim në nivelin e kortizolit – i cili është hormon i stresit.

Meditimi e kontrollon ankthin

Më pak stres do të thotë në më pak ankth apo shqetësim. Meditimi veç tjerash i zvogëlon edhe simptomat e çrregullimeve të ankthit, siç janë fobitë, ankthi social, mendimet e paranojës, sulmet e panikut, etj.

E promovon shëndetin emocional

Disa forma të meditimit mund të shpijnë në përmirësim të mënyrës si e shihni veten dhe të keni në përgjithësi një mendim më pozitiv mbi jetën.

E forcon përqendrimin

Meditimi është sikurse të bëni peshëngritje për përqendrimin tuaj. Pra, meditimi ndihmon në rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së vëmendjes.

E përmirëson gjumin

Një pjesë e madhe e njerëzve do të kenë probleme me pagjumësi në ndonjë fazë të jetës së tyre. Në rast se keni probleme të tilla, keni parasysh se praktikimi i meditimit mund t’ju ndihmojë duke jua relaksuar trupin, tensionin dhe duke ju vënë në një gjendje më paqësore mendore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...