Basha kap mat treshen “Rama-Xhafaj-Marku”

E Enjte, 07 June 2018 20:12

Në një konferencë për shtyp, Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka demaskuar  skenarin kriminal që fshihet pas  vendimit për autenticitetin e audio-përgjimit të bisedës mes vëllait të Fatmir Xhafajt dhe dëshmitarit X, Albert Veliu.

Kryetari Basha theksoi se të dhëna të besueshme, me burim edhe nga qarqet ndërkombëtarë, konfirmojnë se Rama-Xhafaj me ndihmat e Arta Markut dhe Donika Prelaj do të shpallin si fals audio-përgjimin.

 Kreu i Opozitës denoncoi të gjithë itinerarin e vendimet dhe lëvizjeve të treshes “Rama-Xhafaj-Marku”.

  • Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.
  • Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.
  • Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.
  • Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;
  • prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;
  • prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;
  • prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin; prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;
  • prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”

Sipas tij, të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt. Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...