"Mos u tallni me popullin për baballarët shqiptarë të Kushtetutës!"

Saturday, 08 June 2019 11:28

Në një kohë kur kreu i qeverisë Edi Rama ngul këmbë se data e zgjedhjeve, 30 qershor, ështe e ngulitur prej Kushtetutës Shqiptare dhe s’ka forcë në botë që ta ndryshojë, ambasadori Shaban Murati ngre një pikëpyetje: "Po kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë?!" Dhe nxjerr një emër domethënës: George Katraugalos!

“Kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë? - shkruan Shabani në Fb dhe nxjerr një paragraf nga biografia zyrtare e  kryediplomatit aktual të Greqisë, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, ku thuhet:  “Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka qenë këshilltar ligjor i Parlamentit të Shqipërisë për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në 1998-1999”.

 

Ndaj në fund, Shabani gjen rastin dhe i dërgon një “sugjerim”, kolegëve të mediave shqiptare: “Lutemi mos u tallni me popullin, duke shkruar për baballarët shqiptarë (pa shkollë) të Kushtetutës së Shqipërisë. Respektoni të drejtën e autorit!"

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...