Pompeo kritikon europianët për çështjen Soleimani, europianët thirrje për vetëpërmbajtje

Diel, 05 Janar 2020 17:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi europianët se nuk kishin qenë aq të dobishëm sa duhej në çështjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, i vrarë gjatë një sulmi në Irak.

Në një intervistë për stacionin televiziv “Fox News” Pompeo theksoi se kishte zhvilluar biseda telefonike me drejtuesit në mbarë botën për të folur rreth këtij sulmi që ka shkaktuar irritim të iranianëve.

“Kam folur me partnerët në rajon për t’u shpjeguar atyre se çfarë po bëjmë, pse e bëmë këtë dhe për t’u kërkuar asistencën e tyre. Të gjithë kanë qenë fantastikë”, theksoi ai.

“Por, diskutimet e mia me partnerët tanë në vende të tjera nuk kanë qenë shumë të mira. Sinqerisht, europianët nuk kanë qenë aq të dobishëm sa do të doja të ishin”, shtoi ai.

Sipas tij, britanikët, francezët, gjermanët, të gjithë duhet të kuptojnë se ajo që kemi bërë, ajo që amerikanët kanë bërë ka mundësuar gjithashtu shpëtimin e jetëve në Europë.

“Kjo është diçka e mirë për mbarë botën dhe ne i kërkojmë secilit në botë të mbështesë veprimin e SHBA-së për të mundësuar që Republika Islamike e Iranit të sillet thjesht si një komb normal”, shtoi Pompeo.

Uashingtoni theksoi se gjenerali, Soleimani po përgatiste sulme të dhunshme, veçanërisht kundër amerikanëve.

Me përjashtim të Izraelit, që e miratoi sulmin e amerikanëve, pjesa më e madhe e drejtuesve botërorë, veçanërisht europianët u vetëpërmbajtën në ofrimin e një mbështetjeje të tillë.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian i kërkoi Iranit të shmangë një krizë të rëndë të përhapjes bërthamore, ndërkohë që homologu britanik, Dominic Raab u kërkoi të gjitha palëve vetëpërmbajtje.

Gjermania shprehu gjithashtu shpetësimin e madh nëpërmjet zëdhënëses së kancelares, Merkel, e cila kërkoi zgjidhje nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell u kërkoi të gjithë aktorëve të përfshirë dhe partnerëve të tyre (…) të japin prova të një vetëpërmbajtjeje maksimale.

Modifikuar më Diel, 05 Janar 2020 17:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...