Doda: Po tentohet të manipulohet, gabimi që po bëjnë studentët

Saturday, 08 December 2018 21:20

Sekretarja e PDIU-së Mesila Doda ka folur në “Fax News” lidhur me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Doda tha se protesta po tentohet të manipulohet, por studentët nuk duhet ta lejojnë këtë. Ajo theksoi se gabimi që po bëjnë studentët është se po shkojnë drejt vetëizolimit, duke përmendur edhe largimin nga protesta të banorëve të Astirit.

“Protesta po tentohet që të manipulohet, ka pasur disa momente që ka pasur disa veprime që rrezikojnë ta çojnë në një çështje të izoluar.

Protesta është një energji shumë e mirë, tregon se ka energji për të reaguar. Ka patur disa grupe, biles sot në vend që të kërkonin të drejtat tyre, thonin ‘jo politikë’ por me sa pashë asnjë nga politika nuk kishte ndërmend që të afrohej dhe i lanë që të rrisnin veten e tyre, se është detyrë e tyre që të rrisin veten e tyre. Por po vetëizolohen dhe kjo do të thotë që nuk kanë shanse të arrijnë atë që duan të arrijnë duke u vetëizoluar. Largimi i banorëvë të Astirit përshembull ishte një nga gjërat që nuk e fuqizon protestën por e izolon më shumë.

Studentët duhet të bëhen e ardhnmja e këtij vendi dhe ata nuk duhet të pranojnë të manipulohen as nga komunistët, as nga neo-komunistët, as nga ata që fut pushteti sot për të mbajtur protestën e mbyllur. Ata duhet të shpërthejnë, sigurisht larg politikës dhe pushtetit dhe opozitës, por duhet të shpëthejnë, vetë-izolimi ndihmon vetëm pushtetin”, u shpren ndër të tjera Mesila Doda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...