×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 47

Mos e ndotni Dhjetorin, Qorri i Ramës po synon krijimin e një partie marksiste nga studentët

Saturday, 08 December 2018 20:31

Nga Bledi KASMI/

Eshtë akoma më e paqarta për opinionin se cili është qëllimi final i manipulimit që po ndodh me uzurpimin e protestës së studentëve? Protesta rrezikon të jetë një dështim i madh pikërisht për shkak të këtij uzurpimi që po i bën asaj Qorri i Ramës dhe Veliajt, i cili arriti deri aty sot sa të kërcënojë qytetarët që kërkonin të bashkoheshin me protestën duke u shprehur se “duhet të largoheshin paqësisht” sepse nëse ta nuk do të largoheshin paqësisht atëhere Qorri linte të kuptohej se mund të përdorte edhe forcën për ti larguar.
Ajo që duhet kuptuar është se protesta është e mbyllur për qytetarët dhe ajo po i shërben vetëm një grushti të vogël njerëzish që e kanë uzurpuar atë. Në mbrojtje të këtij grupi ëhstë vendosur policia , e cila është direkt nën urdhrat e kreut të qeverisë. Kjo është një provë tjetër e kontrollit qeveritar të kupolës që mban me dhunë protestën studentore.
Qorri i Ramës në fakt nuk po synon as përmirësimin e jetesës së studentëve, nuk po synon as konfrontimin me ministren apo aq më pak me qeverinë. Thjesht Qorri po kërkon të faktirozjë veten politikisht me këtë protest duke gënjyer masën e studentëve dhe të gjithë opinionin që ende është i paqartë për atë që fshihet pas protestës.

Po synohet që pas faktorizimit të Qorrit politikisht të arrihet hap pas hapi drejt krijimit të një force të re politike, e cila do të jetë tërëisht marksiste dhe për këtë mjafton të shikohen foftot e këtij grupimi të dala para shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste në Tiranë.
Pra, nuk kemi të bëjmë aspak më një lëvizje studentore të ngjashme me atë të Dhjetorit ’90 sikurse shpresonte opinion publik, por kemi të bëjmë me një projekt politik jo vetëm personal të Qorrit, por të mbështetur nga Rama dhe Veliaj me ndihmën edhe të një grusht donacionesh të dyshimta parash që vijnë nga jahstë nga OJQ të ndryshme.
Sipas këtij projekti kjo parti duke manipuluar studentët po synohet të shfaqet sikur është mbi palët e tjera politike, pra po kërkojnë që këtyre marksistëve ti jepet kopertuar e një partie anti-establishment. Kjo ëhstë një lojë e ndyrë dhe njeriu që e finnacon atë kuptohet se kush është, por që do të bëhet më e qartë në ditët e ardhshme.
Që protesta e studentëve të mos dështojë ajo ka vetëm një rrugë; studentët duhet që të largojnë nga drejtimi i protestës grupin e marksistëve të Qorrit të Ramës. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëhere protesta mund të konsiderohet e dështuar dhe ajo që duhet bërë nga të gjithë është diskretimi i projektit për krijimin e një partie të re marksistësh.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Globi

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Sergio Rossi, stilisti i njohur i këpucëve, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së stilistit legjendar, i cili themeloi një nga markat më të...

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Moti

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Mot i variueshëm parashikohet te jete sot dhe neser, me ere te vrullshme dhe me prani te reshjeve te shiut.motSherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se dita e sotme parashikohet...

Çka na pret pas epidemisë?...

Aktualitet

Çka na pret pas epidemisë?...

Nga Skënder MULLIQI E para e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve nga politikat mbrapshta, dhe nga epidemia , që ka mundësi të tërheqë vëmendjen , është “pushimi” i hajnive .Garda...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!