Zv/ministrja e Ramës sulmon kryeministrin: Zgjohuni socialistë! Vendi nuk ka nevojë për batuta

E mërkurë, 03 Prill 2019 19:13

Ish zëvendës ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka komentuar fjalën e mbajtur sot në Kuvend nga ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati.

Në një reagim në Facebook, Beqiraj shkruan se fjala e tij sot ishte një dritare shprese për ekzistencën e mendimit ndryshe.

“Zgjohuni socialistë !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash, pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise”, shkruan ndër të tjera Beqiraj.

POSTIMI I PLOTË

Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj asnje nuk eshte duke menduar gjate!!!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe, nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.

Shumekush perciptazi, I zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenije karshi Lidershipit. Ne fakt eshte nje sherbim I bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialiste !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne , duke te kujtuar me se shumtii nxenesit e dobet para mesuesit. A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si : ulemi per djalog por jo per negociate ? Po a nuk me thoni , cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine ?

Po si ka mundesi qe rrini neper karrike duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore, opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe , kursesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne.

Nuk jemi pa zgjidhje , nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.

Sot në Kuvend ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij sot kritikoi politikën shqiptare duke thënë se duhet të bashkohet për të mirën e qytetarëve. Sipas tij të gjthë duhet të lënë mënjanë inatet dhe të marrim shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Aktualitet

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht...

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Aktualitet

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Mamurras, ku një 69-vjeçare është gjetur e djegur në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, Gjelina Hoti...

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

Kronikë

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

BRINDIZI / LECEGuardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces kanë përfunduar me sukses sot në mëngjes operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka cuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!