Meta: Kriza e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në ngërç Shqipërinë

E mërkurë, 11 September 2019 21:12

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e dhënë sot për mediat ku ka shpjeguar komunikimin me Komisionin e Venecias, foli dhe për zhvillimet politike.

Presidenti tha se për vendin dhe qytetarët nuk ka rëndësi vendimi i komisionit të PS-së që kërkon shkarkimin e tij dhe as rekomandimi i Komisionit të Venecias më 11 tetor. Kreu i shtetit tha se për shqiptarët është e rëndësishme data 18 tetor, dita që Bashkimi Europian do të vendos për hapjen ose jo të negociatave më Shqipërinë. Presidenti u shpreh se aktet e tij si kryetar shteti kanë qenë pikërisht në shërbim të procesit të integrimit dhe të shmangies së penalizimit të Shqipërisë.

Meta tha se ka bërë çdo përpjekje për dialog mes palëve, por nuk arriti dot t’i normalizonte situatën. Lidhur me kokëfortësinë e dy kampeve për të mos arritur një marrëveshje që do të kishte prioritet interesin kombëtar, Meta tha se kjo situatë i është dukur si një ngec i orkestruar nga jashtë për të mbajtur peng Shqipërinë.

Kjo ka qenë një situate artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizëm i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shëndetësia pre e grabitjes rilindase/ Kërpaçi: Të ndëshkohen përgjegjësit për konceisionin e sterilizimit

Politikë

Shëndetësia pre e grabitjes rilindase/ Kërpaçi: Të ndëshkohen përgjegjësit për konceisionin e sterilizimit

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka thënë se përgjegjësit për vjedhjen në koncesionin e sterilizimit duhet të ndëshkohen. Kërpaçi i drejton disa pyetje qeverisë lidhur me masat që ishin marrë...

Ra në dashuri me prostitutën shqiptare, biznesmeni rrezikon burgun

Aktualitet

Ra në dashuri me prostitutën shqiptare, biznesmeni rrezikon burgun

Një 62-vjeçar nga Belgjika pritet të përgjigjet përpara gjykatës mbi akuzat për trafik dhe shfrytëzim prostitutash. Gjithçka nisi në vitin 2015, kur ai u njoh me prostitutën shqiptare E.R., 37 vjeç. Edhe...

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

Aktualitet

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK,  ka regjistruar procedimin penal për një grup personash që akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!