Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje

Diel, 17 November 2019 13:45

Ndeshja Shqipëri-Francë është padyshim kryefjale ditë së sotme. 17 nëntori do të stampohet në memorien e futbolldashësve shqiptar si dita ku do të inaugurohet stadiumi i ri kombëtar. Presidenti i UEFA-s, Alekdandër Ceferin do të jetë prezent për të pagëzuar këtë impiant sportiv me parametra bashkëkohorë për futbollin tone.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert muzikor, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë qeveria e futbollit tone për të ftuarit e shumtë dhe kompaninë që ndërtoi stadiumin. Për këtë takim historik për futbollin shqiptar në tërësi do të marrin pjesë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare

 Kujtojmë se në tribunat e stadiumit me te ri ne vendin tone në shenjë vlerësimi për figurat e këtij sporti në Shqipëri janë emërtuar “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...