Të ndalet Edi Rama se po rrënon qytetarët dhe Republikën

E mërkurë, 25 Mars 2020 15:28

Nga Roland Bjeko

E di që të kërkosh dorëheqjen e Edi Ramës në kushtet e një pandemie apokaliptike si kjo e sotmja, do të merrnin për të çmendur.

Por, pavarësisht kësaj situate delikate me rrezikun e vdekjes pranë, Opozita Shqiptare dhe Presidenti i Republikës si i vetmi institucion kushtetues që ende nuk ka rënë, duhet të kërkojnë sa më parë në mos largimin e Edi Ramës, të paktën stopimin e veprimeve të tij personale në vendimarrje.

Sipas kushtetutës Qeveria përbëhet nga ministrat dhe Kryemimistri. Vendimet në emër të qeverisë merren nga shumica e ministrave.

Por në kushtet ku gjendemi, më shumë se nga pandemia qytetarët shqiptarë rrezikohen paqëndrueshmëritë psiqike të Edi Ramës.

Fati i jetës së çdo qytetari shqiptar a të huaj që jeton në Shqipëri nuk mund të jetë pasojë e vullnetit dhe vendimeve të një individi të vetëm, sado gjeni qoftë ai, në rastin më të mirë kjo, dhe në rastin më të keq, në dorën e një tirani megalloman si ai.

Kjo është e papranueshme, është shumë e rëndë!

Gjithë opinioni publik ishte dëshmitar i një skene absurde se si vet ministri që mbulon çështjet e katastrofës së pandemisë Covid 19 z. Arben Ahmetaj në studion e emisionit Opinion, nuk dinte asgjë për marrjen e vendimit në emër të Këshillit të Ministrave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

I vënë në pozitë të vështirë, kur dëgjoi lajmin z.Ahmetaj donte të hiqej si i informuar për vendimin personal të Edi Ramës. Bile në fillim, ai e quajti vendim të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme....

Kjo është absurde!

Kryeministri nxjerr vendime në emër të Qeverisë pa e mbledhur atë, pa aplikuar të paktën një vendim qarkullues për tu firmosur nga ministrat (në fakt as këtë nuk mund ta bëjë ligjërisht pa qenë shpallur gjendja e jashtëzakonshme), madie, madie, pa i njoftuar minimalisht as formalisht me sms ministrat e kabinetit të tij.
Për të mos folë për atë se qysh prej një muaji ka nxjerë jashtë loje Parlamentin dhe në vend të ligjeve operon me akte normative në emër të Qeverisë, por që siç e pamë të gjithë në Opinion, janë thjesht vendime personale të marra në bunkerin e Surelit.

Kur gjendja është e jashtëzakonshme, nuk thuhet kund se duhet të shbëhet Republika, Kushtetuta, ligjet, institucionet, demokracia, dhe në vend të saj të instalohet tirania e një individi, ndërsa opozita të bëjë sikur nuk e vë re këtë çmenduri vetëm e vetëm se Ai, pra tirani, për herë të parë pas shtatë vitesh në qeverisje bën sikur po i merr asaj në konsideratë disa propozime të drejta, të ofruara prej disa ditësh si paketë për menaxhimin më të mirë të situatës.

E kuptoj që të kërkosh largimin e Kryeministrit tani nga detyra i bën nder të madh politik atij vet, sepse qytetarëve para sigurisë për jetën nuk u hyn fare në sy rënia e Republikës dhe e demokracisë. (Flaka nuk i është vënë?). Bile një pjesë e mirë e tyre edhe i duartrokasin veprimet radikale të KM pasi u duken si të dobishme për sigurinë e jetës së tyre.

Dhe ky malinji, Edi Rama, përfiton nga situata, nga kjo nevojë jetike e qytetarëve për siguri dhe rend si dhe nga fakti se opozita nuk mund t'i kërkojë dorëheqjen në këto çaste, dhe për të kënaqur libidon e tij sadiste merr vendime individuale në raport me institucionet dhe pushtetet.

E kuptoj gjithashtu që një kërkesë e tillë, pra shporrja e Edi Ramës nga kreu i ekzekutivit për opozitën, por edhe për Presidentin nuk është as elektorale se të gjithë do ta quanin luftë politike për pushtet në kohën më të papërshtatshme.

Por dikush duhet ta ndalë marrëzinë e këtij të marri. Kush? Gjykata Kushtetuese që e ka kompetencë? Prej dy vitesh ajo gjendet e asgjësuar prej tij pikërisht për këto ditë të zeza.
Partnerët ndërkombëtarë? Kanë hallet e tyre, anipse shtimi i kushteve të reja për çeljen e negociatave veç të tjerash e synonte edhe këtë: ndaljen e instalimit të tiranisë personale Edi Ramës, futjen në kornizën instituvionsle të realitetit politik shqiptar, dhe bërjen funksionale të institucioneve sipas parimit të ndarjes së pushteteve. Por kjo do mari kohë. Ne flasim për tani.

Nuk e di se kush e beson ende tezën se me Edi Ramën në krye të qeverisë do të mund t'ia dalë mbanë përballimit pa pasoja të kësaj flame të rrezikshme të Covid 19 ndërkohë që deri tani menaxhimi i situatës prej tij ka qenë katastrofë.

Qytetarët dhe Republika jetojnë vërtet ditët më të vështira qysh prej 1997-ës.Të paktën për këtë biem të gjithë dakord.
Ne qytetarët gjendemi tani të kërcënuar jo vetëm nga virusi Covid 19, por edhe nga marrëzitë e Edi Ramës që s'pyet as për kushtetutë, as për ligj, as për etikë, as për moral.

Ndërsa Republika tashmë ka rënë se prej kohësh nuk i funksionon më asnjë institucion veç atij të kryeministrit të përgjithshëm Edi Rama, i zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

Ndaj dëshpërimisht po them se dikush duhet ta ndalë sa më parë Edi Ramën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...