Zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, infektohen disa punonjës të një fasonerie, 4 urgjenca të reja tek Infektivi

E Enjte, 30 Prill 2020 13:36

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shtruar te Spitali Infektiv edhe katër pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se katër pacientët e shtruar orët e fundit i përkasin dy vatrave të nxehta aktualisht në Krujë dhe Shkodër.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është zbuluar një tjetër vatër e infeksionit në një kompani këpucësh në Tiranë.

Burime nga ISHP i thanë “News 24” se nga analizat e para laboratorike janë 3 punonjës të prekur nga COVID, porse ka dyshime të forta se numri i të infektuarve është më i lartë.

Burime nga ISHP konfirmojnë për “News 24” se ka nisur prej ditës së djeshme hetimi epidemiologjik që do të nxjerrë shtrirjen e infeksionit viral brenda stafit të kompanisë fasone, që numëron disa qindra punonjës. Deri atëherë aktiviteti në fasonerinë e këpucëve, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, do të qëndrojë pjesërisht i bllokuar.

Kjo është vatra e dytë e nxehtë e përhapjes së koronavirusit brenda sipërmarrjeve fasone në Shqipëri, pas rastit të Krujës, ku në pak ditë u raportuan 100 të infektuar direkt ose indirekt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...