Komiteti Teknik i Ramës që nuk e njeh kush dhe rasti befasues i Britanisë

Tuesday, 05 May 2020 17:39

Sa herë i duhet të mbrohet për vendimet që merr në kuadër të pandemisë së koronavirusit, Edi Rama ‘fshihet’ pas atij që e quan Komiteti Teknik, që duhet të jetë një grup ekspertësh.

Se kush është në krye të këtij komiteti, askush nuk e di. Një moment nga emisioni i mbrëmshëm i Çim Pekës në SYRI TV u bë viral, pasi mjeku Pëllumb Pipero nuk e tha emrin e drejtuesit të komitetit.

 

Kjo ngre pikëpyetje nëse ka vërtet një drejtues ky komitet apo janë vendime personale të Edi Ramës, që merren nën ndikimin politik. Kur mendon se motra e ish-gruas së Ramës drejeton ISHP-në, dyshimet forcohen. Kur sheh pastaj se të gjitha njoftimet e rëndësishme i bën 'krye-mjeku' Rama, nuk ka nevojë për koment.

Për të krahasuar se si bëhen gjërat në botën e qytetëruar, ku transparenca është baza kryesore për mënyrën se si duhet menaxhuar pandemia e koronavirusit, merrni rastin e Britanisë së Madhe

Atje është ngritur një komitet teknik ekspertësh, që quhet SAGE, i cili këshillon qeverinë britanike. Por për shkak se në një prej takimeve të tij mori pjesë edhe Dominic Cummings, këshilltar i kryeministrit Boris Johnson, pavarësia e atij institucioni u quajt e kompromentuar.

Pas presionit shumë të madh, një ditë më parë qeveria britanike publikoi në faqen e saj në internet emrat e 50 anëtarëve shkencorë të këtij komiteti. Në krye është Sir Patrick Vallance, që është kryekëshilltar shkencor i qeverisë.

Por as kjo nuk i ka kënaqur kritikët e shumtë. Ekspertë të njohur si Sir Jeremy Farrar dhe Sir David King thonë se SAGE është konfuze mes politikës dhe shkencës.

Madje Sir David King ka paralajmëruar se do ngrejë vetë një grup ekspertësh të pavarur paralel për situatën. Sipas tij, ngritja e këtij bordi është e domosdoshme sepse ekspertët e SAGE po i nënshtrohen ministrave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...