COVID-19/ BB: 459 milionë euro është fatura e pagave në risk në sektorët e prekur nga virusi

Premte, 05 June 2020 15:49

Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që janë mbyllur nga kriza e Covid-19, kryesisht shërbime, ndërsa 14.7% janë në aktivitete që janë përballur me kërkesë të ulët si rrjedhojë e situatës, kryesisht në industrinë tekstile e këpucë (45% në total).

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Bankës Botërore, që analizon perspektivën e firmave dhe cenueshmërinë e tyre nga Covid-19.

Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur. Në Mal të Zi, psh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%.

Fatura e pagave në risk për këta punonjës të prekur është 290 milionë euro për punonjësit në aktivitetet e mbyllura dhe 167 mln euro për ata në bizneset e përballuara me rënie kërkese.

Banka Botërore raporton se në total në vit, fatura e pagave në rrezik llogaritet në rreth  38 përqind të totalit të pagave, ose 459 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro që është totali i pagave (llogaritë janë bërë për të dhënat e vitit 2016). Nga kjo, fatura e pagave në shërbime është 290 milionë euro.

Shqipëria, thotë raporti, mund të presë një barrë më të madhe në shërbime, duke qenë se akomodimi dhe shërbimet ushqimore punësojnë 13.4%. Ndërkohë që ndërsa prodhimi mund ta marrë veten shpejt pas heqjes së kufizimeve, Shqipëria dhe Mali i Zi do të rekuperojnë më me vonesë sektorin e turizmit.

Ndërmarrjet mikro dhe të vogla janë ndikuar më negativisht se firmat e mesme e të mëdha, thotë raporti.

Ndërmarrjet e vogla janë më shumë në rrezik, thotë Banka. Pesha mesatare e firmave të vogla në sektorët e brishtë është 72% në Maqedoni, në Serbi dhe Shqipëri për secilën me 88% dhe për Malin e Zi 92%.

Industritë e turizmit dhe shërbimeve veçanërisht kanë përjetuar një efekt më të ashpër se pjesa tjetër e ekonomisë. Në Shqipëri, rënia e kërkesës për turizmin është cituar si pengesa kryesore, më shumë se në çdo sektor tjetër./Monitor/

Image

Modifikuar më Premte, 05 June 2020 15:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...