“Dështimi me reformën territoriale”, PD: Në dy vjet paguhen 92 mln euro për 8100 militantë shtesë të punësuar

Tuesday, 11 August 2020 12:03

 

Partia Demokratike deklaron se një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdorur për punësimin e militantëve të pushtetit.

Mateo Spaho nga PD tha sot se përveç largimit të shërbimeve nga qytetari, rritjes së taksave dhe ryshfetit për të mbaruar një punë, refoma territoriale është një katastrofë e vërtetë financiare.

 

“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre”, deklaroi Spaho.

Sipas tij, këto para dalin nga taksat dhe tarifat që bashkitë u imponojnë dyqaneve të vogla, familjeve, lokaleve, punishteve dhe qytetarëve, dalin nga gjobat e padrejta dhe faturat e larta.

 

“Po kush janë këta punonjës shtesë në administratën shqiptare?
Teknikët dhe specialistët janë figura profesionale që do të zgjidhnin shumë probleme për menaxhimin më të mirë të punëve të bashkisë, për ndërtimin apo riparimin e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimit publik, menaxhimit të mbetjeve etj. Kjo nuk ka ndodhur”, tha Spaho.

Ai deklaroi më tej se në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë. “Është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në facebookun e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.
Në vend që në bashkitë e Shqipërisë të kishim më shumë teknikë që zgjidhin probleme konkrete, kemi militantë partie. Kemi më shumë drejtorë dhë më pak specialistë!”, tha ai.

 

Spaho u shpreh më tej se strategjia e qeverisë për të blerë vota me vende pune që paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës ka çuar në një rezultat dështimi spektakolar. “70% e financave vendore shkojnë për paga dhe administratën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim”, deklaroi Spaho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...