Edmond Spaho i shkruan Bardhit: Kush i la pa punë dhe pa shpresë demokratët për 8 vjet, Gazi?!

Tuesday, 30 November 2021 09:24

 

Nuk dua të bëj debat me kolegë, përfshirë kolegun Gazmend Bardhi të cilin deri vonë e kam mbështetur. Shumë militantë sot mund të më mallkojnë për këtë.

Nga Edmond Spaho.

 

Gazi, si mund të mohosh që nuk janë mbledhur firmat?! Vetëm ti mund ta bësh këtë. Verifikimi është shumë i thjeshtë: lista që ke publikuar ti në korrik 2021 me ata që kanë firmosur sot. Më thjesht, më transparente, më saktë se kaq nuk ka.

 

 

Gazi, çfarë pasurie kam vënë unë dhe plot si unë, ku kemi abuzuar, çfarë kemi vjedhur duke qenë në opozitë, jo vetëm në vitet e opozitës por edhe kur qeverisi PD-ja?

 

Gazi, çfarë borxhi i kemi Lulit?! Na akuzojnë se përse nuk kemi folur më parë? Kemi folur direkt me Lulin dhe ia kemi thënë mendimet tona. Nuk e kemi kundërshtuar në publik sepse kemi menduar se ai do të na çojë në fitore. Nuk na çoi në fitore, Gazi. Jo vetëm kaq, por bashkë bëtë një analizë të ndyrë për të goditur ata që punuan dhe promovuar humbësit. Më shumë se kaq, me një plan të paramenduar, sulmuat si qen të egër Berishën.

Përse afruat zgjedhjet për Kryetar të PD-së kur ne ju kundërshtuam? Përse analiza ishte e përciptë, për të mbështetur disa dhe rrëzuar të tjerë? Përse zgjodhët të gjithë drejtuesit e PD-së, përfshirë Kryesinë dhe sekretarët në kundërshtim me statutin që propozove ti Gazi?

Kush i ka lënë pa punë dhe pa shpresë demokratët, për 8 vjet, Gazi?! Të gjithëve na dhemb zemra për ta. Ne e marrim një rrogë Gazi, edhe ti e merr. Luli merr shumë e më shumë, sidomos kur ka zgjedhje.

Lëreni demagogjinë! Anëtarët e PD-së nuk ju duan. Jeni kapur pas karriges si ai athinasi që mbronte vendin e tij në betejën e Salaminës. Ndryshimi është që ju luftoni për karrige. Kur t’iu presin njerin krah, ju do kapni karrigen me krahun tjetër. Kur t’iu presin krahun e dytë, do e mbërtheni karrigen me dhëmbë. Pastaj vetëm prerja e kokës ju ndan nga karrigia.

Gazi, ti flet për demokratët e varfër, pa bukë, por a nuk të bëjnë përshtypje drejtuesit e lartë të PD-së, që kapardisen si modelet e Armanit?! Shikoji Gazi, zëvendëset e Lulit si dalin në publik. Më fal, por nuk iu plas fare për popullin. Po talleni me njerëzit, Gazi. Nuk mund të vazhdohet kështu.

Eja me ne në 11 Dhjetor. Nuk luftojmë për vete, por për ata të mjerë që i kemi gënjyer që nga viti 2013 se do t’i sjellim në pushtet. Luli, nuk i sjell dot në pushtet, s’ka formim, s’ka ide, nuk pyet, nuk dëgjon, nuk do dhe nuk njeh partinë, është mendjemadh, kujton që di gjithçka kur nuk di asgjë. Mjafton lufta që hapi me liderin historik të PD-së për të kuptuar sa i cekët është. Nuk e bëri nga padia, por thjesht për interesat e tij dhe problemet personale që ka në SHBA dhe që të gjithë ne i dimë.

Gazi, të premten mbahet Foltorja në Devoll, të ftoj të vish. Kur të dëgjosh demokratët e vërtetë, do ta kuptosh në çfarë qenefi je përfshirë.

Gazi, hajde në Devoll. Do të shpëtosh veten

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...