Babai i Meghan Markle: ‘I mërzitur me vajzën time dhe princin’

E Enjte, 27 February 2020 19:31

Tomas Markle, i ati i Megan Markle, ka kritikuar sjelljen e së bijës drejtuar monarkes së Anglisë.

75 vjeçari u pa nga gazetarët tek dilte nga një dyqan dhe pranoi të fliste për ta. Ai u shpreh se çifti nuk ka asnjë të drejtë t’i flasë ashtu mbretëreshës. Tomas vazhdon duke thënë se është i mërzitur me të bijën dhe burrin e saj, princin Herrri, pasi ata nuk kanë të drejtë ta përdorin fjalën ‘mbretërore’ si pjesë e emrit të markës së tyre. Ai tha: “ Mendoj se është një fyerje për Mbretëreshën dhe popullin britanik. Vajza ime më ka lënë mua, ka lënë familjen tonë dhe tani po lë dhe familjen mbretërore.” E gjitha kjo erdhi pas kërkesës së Mbretëreshës që çifti Sussex të mos përdorë më fjalën ‘mbretërore’ në markën e tyre. Çifti më pas u kundërpërgjigj duke thënë se monarku nuk ka asnjë të drejtë ligjore mbi këtë fjalë, sidomos nëse ata e ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...