Gigi kërkon ndjesë për kopertinën e revistës” Vogue Italia”, ja arsyeja

Premte, 04 May 2018 16:50

Ditën e kaluar modelja më e famshme në industrinë e modelingut mori kritika të ashpra së bashku me revistën prestigjose “Vogue Italia” të cilët e kishin ndryshuar krejtësisht pamjen e saj me photoshop.

Në kopertinën e numrit të ri të muajit maj, 23-vjeçarja e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen, u shfaq brune dhe me lëkurë shumë më të errët duke shkaktuar opinione raciste nga publiku.

Gigi Hadid e ka pasur të pamundur të injorojë komentet dhe kritikat për këtë arsye ka kërkuar ndjesë publike. Nëpërmjet një postimi në historinë e Instagram-it të saj, modelja shfaqi një foto duke u larguar nga seti i xhirimeve ku binte në sy lyerja me locione nxirëse.

Ajo u shpreh se nuk është në dorën e saj modifikimi i këtyre fotove dhe se “Vogue Italia” nuk ka pasur asnjë qëllim të keq veçse krijimtarisë, megjithatë ajo kërkon ndjesë për të gjithë ata që u ofenduan dhe e panë të papërshtatshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...