Rrëfehet aktorja : Sakrifikova familjen për tu bërë “gruaja” e Avdiut

Saturday, 12 May 2018 21:31

Albana Perhati, aktorja shqiptare u bë e njohur me rolin e saj si Shaqira, bashkëshortja e Avdiut (Vis Pupës) në Portokalli. Në intervistën për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ajo shpjegoi si fitoi këtë rol dhe sakrifikoi familjen për të qëndruar në spektakël. Që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite që Albana dhuron humor për publikun shqiptar.

Pjesë nga biseda

Albana Perhati: Në korridor me Visin, ngjitur ishte zyra e Portokallisë. Dëgjoja që fliste personazhin e Avdiut dhe unë duke bërë shaka, i kthehem me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin dialekt. Ore çavo ça po bëhet, do pimë ndonjë kafe? Visi nuk më tha gjë por i bëri përshtypje që unë e flisja shumë natyrshëm atë gjuhë dhe më tha pse nuk vjen ta provosh. Unë në atë periudhë doja të ikja në Itali se kam familjen. Dhe Visi më mbajti këtu e jam sot e 15 vjet.

Rudina Dembacaj: Personazhi më i dashur në Portokalli?

Albana Perhati: Erditi (drejtori) nga të rinjtë. Vis Pupa nga të vjetrit, është shumë korrekt, shumë serioz dhe bën shumë qejf ndërkohë që krijon.

Rudina Dembacaj: Të larguarit janë përpjekur që të fajësojnë regjisorin Altin Basha?

Albana Perhati: Është mendimi i tyre, ka shumë që nuk e kanë fajësuar.

Rudina Dembacaj: Miqtë e tu më të mirë, jo si kolegë?

Albana Perhati: Ledio, Salsano, Xhemi Shehu, Gaz Paja, Flori, Rezi.

Rudina Dembacaj: Në përgjithësi ti shkon mirë me të gjithë?

Albana Perhati: Jo nuk është se shkoj mirë se pothuajse me të gjithë aty jam zi ndonjëherë. Por kemi 15 vjet bashkë, do  s'do ke dhe fërkime, pakënaqësi. E rëndësishme është që të zgjidhen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...