Ancelotti nuk e preferon, Hysaj gati për hapin e madh në karrierë!

E mërkurë, 01 May 2019 11:02

C.Ancelotti nuk e preferon si titullar, Napoli nuk ka ndërmend ti ofroj një rinovim të kontratës por e gjithë kjo tablo në dukje negative nuk është aspak problem për Hysaj për sa kohë ofertat për të nuk mungojnë, përkundrazi. Inter vijon të insistoj, Hysaj shihet si futbollisti ideal për ti besuar krahun e djathtë, nuk kanë hequr dorë kurrë nga kjo ide dhe ky është momenti i duhur për të paraqitur një ofertë konkrete.

Sipas FcInternews.it, Hysaj është shndërruar në prioritet absolut. Anësori i Kombëtares pëlqehet shumë nga Luciano Spalletti, mbi të gjitha nga ndihmësi i tij Martusciello, i cili ka punuar me Hysaj kur ishte pjesë e Empolit.

Palët, përfaqësues të Interit dhe menaxheri i Hysaj, kanë vendosur kontaktet e para, pritet që në ditët në vijim kjo tratativë të marrë dhe më shumë formë. Ndryshe nga se ishte parashikuar, ku mendohej se Napoli dhe menaxheri i Hysaj do të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, gjithçka është ndalur që pas takimit të parë, në këto kushte Inter kërkon të përfitojë për të transferuar Hysajn në Milano. Për mbrojtësin e Kombëtares, Inter do të ishte një hap i madh për karrierën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...