Llogaritë/ Nëntë pikë në lojë, ja si shpëton Tirana

Hënë, 13 May 2019 13:07

Tirana duhet të fitojë me Kastriotin që të garantojë qëndrimin në Kategorinë Superiore. Sfida e drejtpërdrejtë luhet javën e ardhshme dhe Tirana e ka shumë të qartë se vetëm tri pikë i garantojnë qenësinë mes më të mirëve.

Nëse bardheblutë ia dalin të fitojnë me Kastriotin, atëherë do ta çonin diferencën nga vendi i nëntë në pesë pikë dhe me dy ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Praktikisht, Tiranës me fitoren ndaj Kastriotit për mbijetesën, i duhet vetëm një pikë, që mund të merret ose ndaj Laçit në transfertë, ose me Flamurtarin pa objektiv në shtëpi.

BARAZIMI ME KASTRIOTIN – Një opsion i dytë është barazimi mes Tiranës dhe Kastriotit. Ky rezultat do ta mbante diferencën në dy pikë plus për bardheblutë, por Tirana më pas nuk duhet të gabojë.

Duhet të marrë katër pikë, pra të mos ngecë ndaj kurbinasve dhe vlonjatëve që të mos rrezikojë kategorinë, sepse me pikë të barabarta dhe me dy fitore të Tiranës dhe një të Kastriotit në përballjet direkte, i bie që bardheblutë të kalojnë për çështje ndeshjesh direkte.

HUMBJA – Ky është skenari apokaliptik, sepse Kastrioti parakalon Tiranën dhe më pas bardheblutë nuk kanë asgjë në dorë. Janë krutanët që kanë në dorë fatin e tyre dhe të Tiranës.

JAVËT E MBETURA

JAVA 35

Laçi – Tirana

Kastrioti – Teuta

Partizani – Kukësi

Skënderbeu – Luftëtari

Flamurtari – Kamza 3-0

JAVA 36

Kamza – Skënderbeu 0-3

Luftëtari – Partizani

Kukësi – Kastrioti

Teuta – Laçi

Tirana – Flamurtari

PANORAMASPORT.AL

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 13:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...