Juventus/ fitues “zyrtarë” të titullit

Hënë, 16 Prill 2018 19:52

Tifozët e Juventusit mund të bëjnë llogari sa të duan, por avantazhi i formacionit të trajnerit Allegri tregon se po vendoset vërtet hipotekimi në titullin e shtatë radhazi.

Që kur Seria A vendosi në vitin 1994 rregullin e fitores së vlefshme me 3 pikë, në thuajse të gjitha rastet, skuadra që ka kryesuar me 6 pikë në këtë pikë të kampionatit, ka arritur të fitojë titullin.

Në 23 sezone të Serisë A, vetëm në 3 raste skuadra kryesuese nuk mori fronin, kjo duke përjashtuar kampionatin e vendosur për shkak të skandalit të trukimeve. Juventusi ecën i qetë drejt rikonfirmimit, pasi duket se vetëm një tragjedi mund t’ia kalojë kampionatin Napolit.

 “Zonja e Vjetër” marshon e sigurtë, pasi do të duhet të shpërdorojë disa ndeshje që të humbë vendin e parë. Ai që shuan zjarrin te tifozët e Napolit është dueli direkt të dielën e ardhshme në Torino. Por, nëse torinezët arrijnë të fitojnë, mund të festojnë titullin në San Siro, kundër atij që konsiderohet historikisht rivali numër 1 në Itali, Interi.

Kalendari i kësaj mesjave paraqet pengesa të kalueshme, si për Napolin, ashtu edhe për Juven.

Duke hipotizuar dy suksese, Juve do të shkonte në +9 pikë nëse fiton duelin direkt, e kështu mund të festojë në tempullin e zikaltërve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...