Tjetër surprizë në Kupën e Amerikës, Japonia ndal Uruguain

Premte, 21 June 2019 09:20

Një tjetër rezultat surprizë është regjistruar në Kupën e Amerikës. Pas Argjentinës dhe Brazilit, është radha e Uruguait për të bërë një hap fals, teksa ka barazuar ndaj Japonisë me rezultatin 2-2, në takimin e zhvilluar në orët e parë të mëngjesit të datës 21 qershor.

Japonia, e cila është mysafire në këtë kompeticion, kaloi 2 herë në avantazh, por nuk arriti ta ruante epërsinë, teksa në fund u largua nga stadium i Gremios me 1 pikë.

Mijoshi hapi serinë e golave, teksa në minutë e 25-të kaloi në avantazh kombëtaren japoneze. Vetëm 7 minuta ka zgjatur festa, pasi në minutën  e 32-të Suarez barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë nga Japonia nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 59-të, kaluan përsëri në avantazh me po të njëjtin futbollist, sulmuesin Mijoshi.

Për të shmangur humbjen e skuadrës së Tabarez mendoi mbrojtësi i Atletiko Madridit, Himenez, i cili në minutën e 66-të, vulosi takimin në 2-2. Më këtë barazim, Uruguai u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që për japonezët, kjo ishte pika e parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...