“Duka më bindi me verë”, rrëfehet Edi Reja

Tuesday, 25 June 2019 12:50

Edi Reja u emërua pak kohë më parë trajner i Kombëtares, duke zënë vendin e Kristian Panuçit. Në një rrëfim special për “Gazzeta dello Sport”, 73-vjeçari zbulon Shqipërinë për lexuesit italianë, teksa nuk i kursen elozhet dhe batutat.

 “Isha i lodhur nga drejtimi i klubeve, pas Atalantës mora propozime interesante nga Udinezee, Benevento dhe Verona, por i refuzova. E konsideroj veten me fat, pasi kam fituar shumë dhe i kam arritur qëllimet e mia që kam patur me skuadrat. Kisha vetëm një dëshirë, një kombëtare. Isha pranë akordit Sllovenisë por nuk u arrit. Më pas më telefonoi presidenti Armando Duka dhe pranova menjëherë. Duka  më premtoi se do të shijoja verën që prodhon në afër të Durrësit.

Shanset në Europian– Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Luajmë gjithçka ndaj Turqisë.

Trajnerët italianë – Shqiptare ndihen pranë nesh dhe e kuptojnë gjuhën tonë.

Gjuha shqipe- Njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe mendoja se aq do mjaftonte, por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë, nuk kanë lidhje si gjuhë. Për fat, thuajse gjithë lojtarët flasin italisht dhe kur është nevoja, më ndihmojnë Bulku e Salihi.

De Biazi- Konsiderohet hero, sepse ka arritur objektivin Europian duke mundur edhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e kanë harruar këtë gjë”.

Panuçi- Nuk e njoh situatën e tij, besoj se ka pasur një qasje të gabuar me ambientin.

E vërteta me kryeministri Rama- Më telefonoi për të më pyetur nëse kisha dëshirë të fillojë një aventurë të re. U njohëm në Romë, kur erdhi të shihte Lazio-Juve. Është tifoz i Juves”.

Shqipëria- Është rritje të vazhdueshme. Tirana është një qytet i gjallë, plot kantiere, biznese që lindin. Shumë prej atyre që kishin emigruar janë kthyer në atdhe dhe japin kontribut për zhvillimin ekonomik. Krenaria kombëtare bashkohet me pasionin për futbollin. Ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm, më kujton Napolin.

Futbollistët më të mirët luajnë jashtë. Nuk është e lehtë të bashkosh kultura dhe ide të ndryshme: nga 25 lojtarë në kombëtare, vetëm 3 luajnë në Shqipëri.

Megjithatë, stadiumet janë të mira, ashtu si qendra stërvitore në Durrës, ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi që po ngrihet në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan Juventus Stadium.

Futbollistët më të mirë – Ata që luajnë në Itali, si Hysaj e Veseli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...