Optimizëm te Kosova, Challandes jep lajmin e madh para duelit me Malin e Zi

E mërkurë, 09 October 2019 18:29

Lajme të mira për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes në prag të ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Malit të Zi.

Në konferencën për shtyp dhënë para testit miqësor me Gjibraltarin, tekniku zvicerian ka zbuluar se futbollistë si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Paqarada dhe Vojvoda, pavarësisht disa problemeve fizike do të jenë të gatshëm për duelin ndaj fqinjëve.

“Milot Rashica do të stërvitet sot, por do të jetë i ndarë nga grupi tjetër. Besoj se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të hënës. Vedat Muriqi do të stërvitet normalisht dhe nuk ka probleme, pasi fillimisht kishte ndjerë dhimbje të vogla në muskuj, mirëpo do të jetë me ne. Paqarada dhe Vojvoda kanë po ashtu disa lëndime, por jo serioze, ata mund të stërviten normalisht, jo me intensitet të lartë, por është në rregull”, ka përfunduar trajneri i ‘Dardanëve’.

Kosova dhe Gjibraltari do të luajnë nesër miqësoren e cila nis në orën 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", në kuadër të përgatitjeve për duelin e vlefshëm për grupin A kualifikues të Europianit, atë të 14 tetorit ndaj Malit të Zi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...