Tare kërkon Marash Kumbullën, ja sa vlerësohet futbollisti kuqezi

E Enjte, 21 November 2019 13:01

Marash Kumbulla në orbitën e Lazios. Javën e kaluar, mediet italiane kontaktuar me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, i cili mohoi largimin e 19-vjeçarit gjatë merkatos së janarot, por nuk e hodhi poshtë mundësinë e katapultimit në një skuadër të madhe verën e ardhshme.

Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares Shqiptare, madje menjëherë, për ta lënë në Verona në formë huazimi deri në fund të kampionatit. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.

Kartoni i djaloshit shqiptar vlerësohet shtrenjtë, nga 15 deri 20 milionë euro. Lazio mund të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira që ka me Veronën (mjafton të kujtojmë marrëveshjen për Caceres). Koha në dispozicion është relativisht e gjatë, por sa më shumë ajo kalon, konkurrenca për të blerë Marash Kumbullën bëhet edhe më e ashpër.

Modifikuar më E Enjte, 21 November 2019 13:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përmbytet miniera në Kinë, dyshohet për dhjetëra të vdekur

Globi

Përmbytet miniera në Kinë, dyshohet për dhjetëra të vdekur

Tre minatorë vdiqën dhe 15 të tjerë u zhdukën pasi një minierë qymyri në provincën jug-perëndimore kineze të Sichuan u përmbyt të shtunën, njoftojnë mediat lokale. Aksidenti ndodhi rreth orës 3...

Ndryshimet klimaterike, thahet ujëvara Victoria

Aktualitet

Ndryshimet klimaterike, thahet ujëvara Victoria

Ndryshimet klimaterike po japin efekt në mjedis gjithmonë e më tepër. Ujëvarat e Victoria këtë vit janë tharë në pjesën më të madhe të tyre për shkak të thatësirës që...

Johnson viziton veriun e Anglisë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme

Globi

Johnson viziton veriun e Anglisë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të vizitojë veriun e Anglisë të shtunën, pas festimeve për fitoren e madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit. Partia Konservatore e kryeministrit britanik...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!