Histori suksesi, Briken Calja fiton 13 medalje brenda një viti

Saturday, 21 December 2019 17:18

Briken Calja një nga peshëngritësit më të mirë në Shqipëri, ka arritur rezultate historike në dy vitet e fundit për sportin shqiptar.

Vetëm në 2019 ai ka fituar 13 medalje në kompeticione të rëndësishme evropiane dhe botërore duke e ngritur në piedestal emrin e Shqipërisë.

Në kampionatin evropian të peshëngritjes që u zhvillua në Rumani, Calja fitoi 3 medalje të arta në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe në dygarësh, trofe shumë të rëndësishëm për të dhe sportin shqiptar.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Calja kujton medaljet e fituara përgjatë vitit 2019.

Postimi i plotë

13 medalje ndërkombëtare për këtë vit

Jemi gati në fund të vitit 2019, i cili qenë një vit i suksesshëm, nga ku kam arritur të rrëmbej plot 13 medalje ndërkombëtare në kampionate Europiane, Botërore dhe Grand Prix, duke e çuar në 33 numrin e medaljeve ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në historinë e Peshëngritjes Shqiptare.

Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medalje për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për olimpiadën e ardhshme.

Sigurisht krenaria e të qenurit në këto maja ia lë vendin punës, nga ku na pret një vit tjetër me pritshmëri akoma më të larta.
Suksesi ia lë vendin pasionit për këtë sport, punës dhe djersës.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Biberaj:Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti-bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Politikë

Biberaj:Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti-bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj tha se sulmi ndaj televizionin Ora News është natyra e një pushteti që është në grahmat e fundit. Për Biberajn...

Gazetari:SPAK heton “Ora News”, por fle gjumë për “Agon Channel”

Politikë

Gazetari:SPAK heton “Ora News”, por fle gjumë për “Agon Channel”

  Beteja e opozitës së bashkuar për shumicën e heshtur!Gazetari Dritan Kaba e ka krahasuar vendimin për sekuestrimin e Ora News të ngjashëm me atë të Agon Channel. Në një reagim në...

Djegia e pyllit të Semanit, Mehmetaj: Institucionet të reagojnë pata se të jetë vonë

Politikë

Djegia e pyllit të Semanit, Mehmetaj: Institucionet të reagojnë pata se të jetë vonë

  Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për djegien e pyllit të Semanit. Mehmetaj shprehet se institucionet duhet të reagojnë në kohë për gjendjen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!