Koronavirusi/ A mund të anulohet Europiani i futbollit?

Premte, 28 February 2020 11:47

Frika nga koronavirusi ka krijuar një panik të pazakontë në mbarë planetin. Japonia ka mbyllur të gjitha shkollat, duke sjellë zemërimin e shumë prindërve. Edhe në Angli, mediat paralajmërojnë se shkollat mund të mbyllen për dy muaj.

Në Korenë e Jugut janë anuluar aktivitetet sportive. Shumë ndeshje të rëndësishme futbolli në Itali ose janë anuluar, ose janë luajtur pa tifozë. Qindra aktivitete sportive të rëndësishme janë anuluar që tani. Kampionati Botëror i Atletikës është shtyrë deri në vitin 2021.

CNN raporton se në rrezik janë aktivitete të mëdha sportive, si Europiani i futbollit dhe Lojërat Olimpike.

UEFA pranoi sot se janë në fazën e pritjes për të vendosur nëse do të luhet Euro 2020. Ndeshja e parë hapëse e Evropianit do luhet në Romë, ndërsa Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusit.

UEFA thotë se do të pranojë çdo urdhër që jepet nga vendet individuale, ndërsa ky turne dihet se do luhet në disa shtete. Ky është një aktivitet që do zhvillohet në qytete të tilla si Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Dublin, Glasgou, Londër, Mynih, Romë dhe Shën Petersburg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...