Trajneri i Holandës pohon kontaktet me Barcelonën

E mërkurë, 04 Mars 2020 09:08

Ronald Koeman, i pranishëm gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, komentoi zërat për ofertën e drejtuesve të Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes, duke dhënë arsyen se përse e refuzoi atë.

“Po, ata më thirrën disa javë më parë. Unë i thashë jo Barcelonës, sepse isha i angazhuar në ekipin kombëtar. Nuk ishte koha e duhur”, pohoi holandezi.

Ish-futbollisti i “blaugranave” konfirmoi që klubi i Barcelonës e kontaktoi atë përpara se t’i thoshte lamtumirë Valverdes.

Me shprehjen “nuk ishte koha”, Koeman lë të kuptohet që dera mund të mbetet e hapur gjatë verës së ardhshme, pasi ai ka në kontratën e tij një klauzolë çlirimi për të stërvitur Barçën pas Kampionatit Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...