Me laps e letër në dorë, ja sa miliona do humbisnin yjet e Serie A nëse do preken pagat

E Enjte, 19 Mars 2020 19:15

Në pritje për të kuptuar se kur do të rinisë Serie A, një nga argumentët e këtyre orëve të fundit është mundësia që klubet të prekin pagat e lojtarëve në rast se sezoni nuk do të mbyllet rregullisht. Duke parë shifrat, hipotezat janë që të shkurtohet 30% e rrogës vjetore për ata që paguhen me 1.5 milionë e lart. Ja sa rrezikojnë emrat e mëdhenj:

Kristiano Ronaldo ka një pagë prej 31 milionë eurosh në vit dhe do të humbiste 775 mijë euro çdo muaj, ndërsa De Ligt 200 mijë euro çdo muaj për një pagë vjetore prej 8 milionë eurosh. Lukaku i Interit ka një pagë prej 7,5 milionë eurosh dhe do të humbiste 187.500 euro çdo muaj sa edhe Higuain. Dibala do të humbiste 182.500 euro në muaj, ndërsa Rabiot dhe Ramsej nga 170 mijë.

 

Pjaniç, me një pagë prej 6.5 milionë euro në vit do të humbiste 162.500 euro çdo muaj, ndërsa Khedira 150 mijë sa edhe Kulibali i Napolit, Duglas Kosta, dhe Xhixho Donaruma i Milanit.

Bonuçi do të humbiste 137.500 euro në muaj, Dzeko, Sançez, Aleks Sandro dhe Godin nga 125 mijë, ndërsa Insinje do të humbiste 115 mijë çdo muaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...