Superliga/ Skënderbeu mund të festojë titullin, pritet spektakël nga Luftëtari-Partizani e Vllaznia-Kamza

E mërkurë, 09 May 2018 15:43

Kategoria Superiore nuk di të pushojë asnjëherë. Kategoria kryesore e futbollit shqiptar rikthehet këtë të mërkurë me sfidat e javës së 33-të.

Këto ndeshje luhenpër titullin, Europën dhe mbijetesën. 2 ndeshje do të luhen në orën 16:00 dhe tre të tjera në orën 19:00.

Skënderbeun mund të festojë titullin vetëm disa orë pasi të mbyllë ndeshjen e tij pasi në rast fitoreje ndaj Lushnjës dhe një ndalese të Kukësit përballë Teutës, korçarët do të ishin zyrtarisht kampionë. Të 5-ta takimet e kësaj jave siç ka ndodhur gjatë këtij sezoni do të keni mundësi t’i ndiqni live në Supersport.

Shansi për të mbyllur çështjen e titullit, ose më e pakta vendosja efektivisht e një dore te trofeu. Skënderbeu luan në Lushnjë me synimin të mbyllë sa më shpejt praktikën në kampionat, për t’u përqendruar më pas te finalja e Kupës.

Për Luftëtarin dhe Partizanin sfida mes tyre mund të jetë mundësia ideale për të shtruar rrugën drejt Europës.

Flamurtari-Laçi është një duel i drejtpërdrejtë për pozicionin numër 4.

Teuta ka një tjetër finale këtë mesjavë, ku do të përballet me Kukësin në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët vijnë pas një suksesi mjaft të rëndësishëm në transfertë ndaj Partizanit dhe morali i skuadrës është ai i duhuri në prag të takimit  kundër ekipit të Pacult.

Vllaznia-Kamza si një finale e vërtetë, vetëm se i vetmi trofe që do të fitohet me shumë gjasa do të jetë ai i qëndrimit në Superiore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...