Operacioni fshesa/ Ja kush janë 8 lojtarët që do largojë Barcelona

E mërkurë, 09 May 2018 16:01

Ekipi i Barcelonës ka në plan që të largojë në merkaton e kësaj vere tetë lojtarë.

Katalanasit zhvilluan një sezon fantastik, pasi siguruan titullin kampion në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Por që të nisë merkato për afrimin e prurjeve të reja, Barcelona ka piketuar fillimisht për të larguar nga klubi tetë lojtarë, siç shkruan Sport. Bëhet fjalë për: Lucas Digne, Andre Gomes, Paco Alcacer, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe tre lojtarët e tjerë të huazuar, Rafinha tek Inter, Munir El Haddadi tek Alaves dhe Gerard Deulofeu te Watford. Të gjithë, pjesë e listës së “zezë” të Valverdes për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Përveç këtyre, kësaj liste i është përfshirë së fundmi edhe ylli francez, Ousmane Dembele.  20-vjeçari iu bashkua katalanasve verën e kaluar për 95 milionë paund por ka qenë i pafat pasi pësoi një dëmtim dhe iu desh kohë që të rikuperohej që më pas t’i bashkohej grupit. Dembele u transferua nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymar, i cili la “Camp Nou” dhe u bashkua me Paris Saint-Germain në verë.

Një pistë e mundshme për lojtarin është ajo e “Premier League”, pasi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar interesin për të marrë shërbimet e sulmuesit të “Gjelave”. 

Zëvendësuesit e 8 lojtarëve që do të largohen presim ti mësojmë së shpejti./55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...