Llogaritjet e Teutës, Kamzës e Vllaznisë, ja shanset e skuadrave për mbijetesë

Premte, 11 May 2018 19:59

Tri javë nga fundi, Kamza, Teuta dhe Vllaznia kanë nisur të bëjnë kalkulimet sesi ti shpëtojnë rënies nga kategoria. Vllaznia është në dorë të ekipeve të tjera dhe i duhet që të mos gabojë në ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë që të bëjnë hapa false Teuta dhe Kamza. Gazeta bën kalkulimet dhe rendit shanset që kanë të tria këto ekipe për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Parë.

SI SHPËTON KAMZA

Kamza, që e nisi në mënyrë perfekte këtë sezon, gaboi në dy fazat e fundit dhe tashmë është në luftë për mbijetesë. Skuadrës së drejtuar nga Julian Ahmataj i mjafton që të fitojë të tria ndeshjet e mbetura për të qëndruar në Superiore, gjithmonë nëse i fiton edhe Vllaznia. Nëse shkodranët gabojnë në dy ndeshjet e radhës, qoftë edhe duke barazuar dhe Kamza i fiton të dyja takimet e radhës, atëherë shpëton. Nëse në fund, Kamza dhe Vllaznia e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë hyn në lojë golavarazhi i përgjithshëm, pasi në përballjet direkte gjithçka është e barabartë mes këtyre dy ekipeve. Disavantazhi i Kamzës është se luan me Flamurtarin, Laçin dhe Partizanin, tri ekipe që luftojnë për një vend në Europë.

SI SHPËTON TEUTA

Skuadrës durrsake i mjafton të fitojë të tria ndeshjet e mbetura dhe qëndron në elitë, edhe nëse Vllaznia i fiton takimet e saj. Gjithashtu, durrsakëve u mjafton që të fitojnë në dy takimet e radhës dhe nëse Vllaznia ndalet në dy nga tri ndeshjet, qoftë edhe në barazime, qëndron në Superiore. Nëse Teuta e mbyll kampionatin me pikë të barabarta me Vllazninë, shpëton pasi është e avantazhuar nga ndeshjet direkte. Skuadra durrsake është me e avantazhuara nga të tria ekipet në garë, pasi dy ndeshjet e radhës luan me rivalë që kanë dalë nga objektivat, Skënderbeu dhe Lushnja. Sfidën e fundit e luan me Laçin.

SI SHPËTON VLLAZNIA

Mbijetesa për Vllazninë nuk është më në dorën e vet. Shkodranët duhet që fillimisht të mos gabojnë në takimet e tyre. Vllaznisë i duhet të fitojë fillimisht ndaj Partizanit dhe të shpresojë që të ndalen Teuta apo Kamza. Më pas, të fitojë dy ndeshjet e mbetura deri në fund. Edhe nëse barazon me Partizanin dhe të fitojë dy ndeshjet e mbetura, duke shpresuar që Teuta dhe Kamza të gabojnë. Nëse e mbyll me pikë të barabarta me Kamzën, i duhet të ketë golavarazh më të mirë të përgjithshëm për të mbijetuar. /panoramasport

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...