Bellerin nuk dëshiron që të largohet nga Arsenali

Premte, 11 May 2018 22:22

Mbrojtësi spanjoll nuk dëshiron që të largohet nga Emirates Stadium ashtu sikurse ka bërë trajneri i tij Arsene Wenger për sezonin 2018-19

Mbrojtësi i djathtë Hector Bellerin nuk ka dëshirë që të largohet nga klubi para se të fillojë sezoni të ri.

Spanjolli ishte ndërlidhur me një lëvizje jashtë Arsenalit këtë verë me Barcelonën, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Juventusin që janë të interesuar.

Bellerine, megjithatë insiston që ai nuk ka lidhje me këto raporte dhe se ai nuk është duke menduar që të largohet nga Arsenali.

“Kam kontratë të gjatë, jam në Londër për kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse e quaj atë shtëpia ime tani”, ka thënë ai për Sky Sports News.

“Nuk jam duke menduar asgjë për këtë verë. Përpara është Botërori, nuk e di nëse nëse me thërrasin apo jo, por është një gjë për të cilën duhet të pres. Nëse me jepet shansa do të jem i lumtur për këtë gjë dhe do të shkojë me kënaqësi. Por, nuk e kam në plan të largohem nga Arsenali”, ka thënë ai.

Bellerin i është bashkuar klubit më 2011 dhe ka pranuar se për të është pak e vështirë që francezi nuk është më në krye të klubit.

“E njoh Arsenalin bashkë me Arsene Wengeri”, ka thënë ai. “Jam lindur një vit pasi ai është bërë trajner dhe dizajner i kësaj loje të bukur këtu. Kur kam ardhur këtu, ai luajti një pjesë masive për klubin, me trajtojë si djalë do të thoja dhe ma dha mundësinë dhe për këtë kam respekt të madh për të”.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 22:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...