Kur yjet e Gjermanisë preken nga "mallkimi"

E mërkurë, 16 May 2018 18:31

Përjashtimi i sulmuesit Mario Götze nga lista paraprake e Kombëtares gjermane për Botërorin “Rusi 2018”, ishte një prej zgjedhjeve të bujshme të Joachim Löw.

Në Botërorin e Brazilit të vitit 2014 ishte pikërisht futbollisti shtatshkurtër, ai që në moshën 21-vjeçare dhe duke u futur si zëvendësues, shënoi një gol që vlejti më shumë sesa kurrë ndonjëherë. Klasi dhe eleganca e tij nuk viheshin në diskutim, sidomos pas 3 titujve me Dortmundin dhe Bayernin.

Por, pas golit të finales së madhe nisi edhe rënia, ashtu siç ka ndodhur shpesh me yjet gjermanë, aq sa mediet ta cilësojnë një “mallkim”, pikën kulmore që më të mirët e arrijnë te “Panzerat”.

Problemet, polemikat dhe zhgënjimet nuk regjistrohen për herë të parë te Gjermania. Katër futbollistë të Kombëtares gjermane, që kanë vendosur 4 Botërorët e fituar, kanë kaluar shpejt nga parajsa në ferr. Mario Götze është i fundit në radhë.

Botërorin e parë, Gjermania e fitoi në vitin 1954 në Zvicër, me mrekullinë e Bernës që u përjetësua edhe në film, aty ku ishte një futbollist që spikati mbi të gjithë. Helmut Rahn shënoi dy gola në suksesin vendimtar 3-2. Por, që prej asaj sfide epike, për “bomberin” gjerman nisi rënia, alkooli, e madje edhe arrestimi për shkak të një sulmi ndaj policisë.

Në vitin 1974, golin vendimtar e shënoi Gerd Müller. “Bomber der Nation” kishte spikatur gjithmonë në portat kundërshtare, por më pas la Bundesligën për futbollin amerikan, e pati varësi ndaj alkoolit, gjë që e detyroi të kërkonte edhe ndihmën e psikologut.

Gjermani i fundit që vendosi një Botëror para Götzes ishte Andreas Brehme. Goli i tij ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 1990 ishte historik. Mbrojtësi karizmatik fitoi më pas dhe Kupën UEFA me Interin, si dhe Kupën e kampionatin gjerman me Kaizerslauternin. Por, edhe për të nisën problemet, me arrestime dhe falimentim financiar, vetëm pak kohë pas golit që e çoi në parajsë dhe e riktheu në ferr. /tch/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...