Flet mjeku Ilir Allkja: Komiteti Teknik fantazëm, ishim të papërgatitur për Covid-19, Rama mburret kot…

Premte, 08 May 2020 16:06

Mjeku Ilir Allkja i njohur tashmë për kurajon e denoncimit të mungesës së veshjes speciale të mjekëve, të cilët shkonin të merrnin dhe të dërgonin tek Infektivi pacientët e dyshuar si të prekur me Covid-19 shprehet se, pas këtij denoncimi ka patur reagime të ashpra nga drejtuesit, por një mbështetje të madhe nga opinioni publik.

Në një intervistë për gazetën “RD”, Allkja flet për përballimin e situatës së koronavirusit si dhe marrëdhëniet me kolegët dhe pacientët, si dhe për sulmet që mori nga kreu i Urgjencës Kombëtare pse kërkoi veshje speciale për mjekët.

Njëkohësisht ai iu përgjigj edhe kryeministrit, i cili e sulmoi mjekun edhe mbrëmë gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka në “SyriTv”. Allkja shprehet ndër të tjera se, “një foto e imja me veshje speciale, nuk justifikon nisjen dhjetëra herë pa këtë veshje nëpër raste të dyshuara, por as nuk e justifikon dot menaxhimin e dobët të situatës së epidemisë nga qeveria”!

-Doktor Iliri, ju jeni një nga mjekët që ndodheni në vijën e parë të “luftës” ndaj koronavirusit, a mund të na thoni si nis dita juaj e punës?

-Unë bashkë me kolegët e mi, ish-urgjenca e Tiranës jemi stafi Urgjencës së Spitalit polivalent të QSUT. Puna jonë konsiston në asistencën mjekësore jashtë spitalit, në vend-ngjarje, në rrugë, punë, shtëpi. Ne asistojmë nga aksidentet rrugorederi tek dhimbjet e gjoksit (infarktet) apo probleme të tjera kërcënuese ndaj jetës. Gjatë periudhës së pandemisë jemi angazhuar në transportin e të sëmurëve të dyshuar me Covid-19 si dhe atyre të konfirmuar të sëmurë nga ky virus. Realisht jemi kontakti i parë i çdo njeriu që është në rrezik për jetën. Jemi vija e parë e mbrojtjes së jetës, pë rpasojë jemi edhe më të ekspozuar ndajrreziqeve të ndryshme si infeksionet, kushtet e papërshtashme të dhënies së ndihmës, etj.

-Si janë marrëdhëniet tuaja me eprorët?

-Shërbimi jonë ka dy shtylla kryesore, administratë qeveritare dhe stafet mjekësore.

Administrata është një kastë burokratësh të cilët merren me politikat e shërbimit si dhe me financimin. Stafet janë të varura nga administrata, është e pashmangshme. Hera herës të dyjapalët fajësojnë njëra-tjetrën për dështimet.

Unë do të kritikoja dministrimin, pasi prej andej pres përmirësime, ashtu si edhe eprorët kanë gjithë të drejtën të kritokojnë. Ne, që japim shërbimin karshi njerëzve në nevojë!

Qoftë si fillim, qoftë si përfundim demokraci do të thotë të kritikosh sistemin, të shfaqësh ide, përmirësime e madj edhe të kundërshtosh, paçka se burokratët duan vetëm laved dhe jo kritika.

-Si e shikoni përballimin e Covid-19 nga ana e qeverisë?

– Dua të kthemrreth 6 muaj mbrapa. Personalisht mendoj se strukturat e emergjencave civile dhe mjekësore nukishin të përgatitura për kriza si tërmeti i 26 nëntorit dhe aq më pak akoma për epideminë e COVID-19 ! Dua të shtoj se për epideminë u gjunjëzuan edhe vende me sisteme shumë më solide se sa Shqipëria, por krahasuar me numrin e rasteve për 1 mijë banorë ne mbesim në klasë.

Nëse kujtojmë 26 nëntorin, të gjithë i kemi para syve imazhet e njerzve që lënguan me orë të tëra e dhanë shpirt nën gërmadha, pa u ndihmuar dot, ndërsa ‘specialistët’ e emergjencave që rrinin përballë rrënojave duarbosh, pa mjetet bazë të shpëtimit, pa krikat, pa veshjet, pa kamerat termike, pa qentë e kërkimit, madje pa doreza, e me plot mangësi të tjera. Kjo ishte rrënqethëse përShqipërinë e viteve 2020!

Qeveria gjithsesi u mburr për menaxhimin ‘perfekt’ të krizës, dhe ne populli jemi mësuar tashmë me fasadën e ‘sukseshme’, por mashtruese dhe gjendjen mizerie.

Në qoftë se kujtojmë kohën kur COVID-19 po gjunjëzonte Italinë, nëpët televizione ‘specialistët’ e qeverisë mezi prisnin që të vinte në Shqipëri epidemia e COVID-19, se gjasme aq të përgatitur ishin për të na mbrojtur.

Në fakt, me mungesat e theksuara, me pajisjet e skaduara që qeveria pajisi mjekët, mua më solli në mend monsieur Thenardieu, një personazh i pashpirt të Hygoit, i cili në kohë lufte vidhte luftëtarët e plagosur.

Kemi parë e dëgjuar për çmime tejet të larta që qeveria blen maska, doreza, material dezinfektimi, ndërkohë që nuk kanë asnjë datë prodhimi apo skadimi, që do të thotë të dyshuara si të pasigurta.

-A funksionon Komiteti Teknik i Ekspertëve?

-Për opinionin tim është një komitet fantazëm! Përbërja dhe lidershipi i Komitetit Teknik të Ekspertëveu bënë të njohur për publikun më datë 7 maj 2020, shumë kohë pas formimit. Ne kemi gjithë të drejtat të dyshojmënë se ka ekzistuar realisht ky komitet, apo politikat e vendimet i prodhonte një njeri i vetëm, kryeministri i vendit!

-Çfarë nuk ka funksionuar mirë, sipas jush?

-Unë nuk jam epidemiolog, por do të gjykoj në kufijtë e profesionit dhe detyrës që bëj.

Çentralizimi i informacionit nëpërmjet njësisë 127 për mua ishte gabim, ose është kryer me qëllim të qartë ndoshta. Kontakti i pare i personave që kishin simptoma apo dyshoheshin të kishin u la numri i telefonit 127 dhe jo mjeku i familjes.

Kjo së pari solli çorientim dhe panic në popull, por edhe mbingarkesë në njësinë operative 127 e cila ndoshta mund të ketë kapacitete virtual për marrjen e qindra apo mijëra telefonatave, por ka kufizime në burime njerëzore, sidomos nëstaf të trajnuar. Numri i punonjësve në sallë ishtete i vogël në krahasim me telefonatat në pritje. Një telefonuesi i është dashur të presë mbi 30 minuta në linjë dhe ndodhte që telefonuesit lodheshin në pritje dhe hiqnin dorë së kërkuari ndihmë në numrin 127.

-Si mendoni ju, pse e gjithë përgjegjësia iu ngarkua Urgjencës Kombëtare për përballimin e pandemisë, ndërsa u shmang mjeku i familjes?

-Uroj të ketë qenë një keqmenaxhim, keqkëshillim! Është fakt që numri i operatorëve në sallën e të njësisë së koordinimit të Urgjencës Kombëtare është shumë here më i ulët se sa 1600 mjekë të familjes, por operatorët e njësisë së koordinimit në shumicë janë infermierë dhe shumë pak mjekë.

Në gjithë botën, nga Alaska derinë Tibet, mjeku i familjes njoftohet i pari, si person që jo vetëm që njeh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, por edhe ka vëzhguar më për së afërmi pacientin. Mjeku i familjes ka një rol të rëndësishëm dhe primar në shëndetësi; prandaj quhet shërbimi parësor. Ndërsa një operator i 127 është maksimumi një infermier, i cili shpesh nuk ka asnjë përvojë reale pune me të sëmurët përveç asaj nga telefoni.

Mjeku i familjes ka ndjekur e menaxhuar me sukses gjithë epidemitë deri më tani, përse duhej që të anashkalohej në rastin e epidemisë së COVID-19?!

Mjeku i familjes është në gjendje të përcaktojë diagnozën e të gjitha sëmundjeve dhe t’i ndjekë e t’i mjekojë ato vetë, ndërsa operatorët e 127 nuk kanë asnjë qasje me pacientin, maksimumi që mund të bëjnë është të dërgojnë një ekip mjekësor tek pacienti. Por ekipet e mjekëve që monitorohen nga 127-ta janë të papërfillshëm në krahasim me mjekët e familjes, në rrethine Tiranës ka maksimumi 7 ekipe të lëvizshme me mjekë për turn, ndërsa mjekë familje ka mbi 450 dhe mbi 1600 të tillë në të gjithë Shqipërinë! Mjeku i familjes ka për detyrë që në raste urgjencash, të shkojë të bëjëvizitën mjekësore në shtëpinë e pacientëve.

Përse duhej të shmangej?!

-Si janë marrëdhëniet mes mjekëve dhe pacientëve?

-Mes mjekëve e pcientëve marrëdhinet janë të tronditura. Realisht ka një klimë mosbesimi. Kontribut në këtë klimë kanë padyshim politka, burokracia shtetërore, por edhe media. Nuk përjashtoj edhe sjelljen e papërshtatshme të ndonjë kolegu që keqpërdor profesionin.

Por më thoni ju a ka mjekë të korruptuar apo politikanë të korruptuar më shumë?

Të gjithë e kanë parë standartin që trajtohen mjekët, për një kallëzim të çfarëdoshëm mjekët kanë përfunduar në pranga, ndërsa asnjë politkan nuk ka përfunduar në pranga pavarsisht denoncimeve për miliona të grabitura.

-Doktor, në ditët e para të luftës ndaj koronavirusit ju denoncuat publikisht mungesën e paisjeve të mjekëve, ndërsa pushteti u hakmorr duke ju pushuar nga puna, ndërkohë pas dy ditësh u riktheu përsëri pas presionit të opinionit publik, a mund të thoni diçkaçfarë ndodhi konkretisht?

-Realisht unë denoncova trizhimin aspak profesional dhe nisjen në urgjencë të pacientëve të dyshuar për sëmundje infektive, me kod kardiak, neurologjik, gastroenterologjik, ndërkohë që simptoma (shenja) kryesore e pacientëve ishte temperatura e kolla, shenja që të bëjnë të dyshosh për COVID-19. Rrjedhimisht na nisnin pa veshjen special mbrojtëse.

Nuk jam i qartë nëse ky ishte keqmenxhim apo mungesë veshjesh speciale.

Siç dhe e ka vërtetuar vetë drejtori i Urgjencës Kombëtare, me zë dhe figurë në deklaratën e tij më datë 21 prill, në faqen e QKUM (minuta e 9-të e videomesazhit të tij) ishte ky që kishte porositur përgjegjësin tim që unë të pezullohesha.

U riktheva në punë sepse pezullimi im ishte i paligjshëm dhe se në Drejtorinë e QSUT nuk kishte asnjë urdhër pezullimi apo pushimi. Gjithçka e kishte porositur drejtori i Urgjencës Kombëtare.

 -Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj arriti deri aty sa të përdorte sulme personale ndaj jush duke përdorur edhe mediat pranë qeverisë, ndërsa ju nuk patët asnjë reagim, pse?

-Personalisht megjithëse nuk kam patur asnjë njohje me Bratajn, e kam përshëndetur ardhjen e tij në krye të Urgjencës Kombëtare pasi besoja që meqenëse kishte punuar disa vite si paramedikal në Torino, Itali do të kish marrë disi nga kultura perëndimore e punës dhe do ta aplikonte këtu.

Unë jam sulmuar në mënyrë të paprinciptë prej tij vetëm sepse kam kritikuar lidershipin, organizimin dhe funksionimin e Urgjencës. Del që është i pazoti që të pranojë mendimin ndryshe e sidomos një zë kritik. Kaq!

 -Kryeministri ju përmendi sërish mbrëmë gjatë intervistës me gazetarit Çim Peka, në Syri Tv, cili është reagimi juaj?

-Dua të sqaroj për të dhjetën herë se, unë kam denoncuar rastet që më kanë nisur pa veshjen speciale në rastet e pacientëve të dyshuar për COVID-19.

Një foto e imja me veshje speciale, nuk justifikon nisjen dhjetëra herë pa këtë veshje nëpër raste të dyshuara, por as nuk e justifikon dot menaxhimin e dobët të situatës së epidemisë nga qeveria!

Videomesazhi im është i qartë dhe i thjeshtë, por kryeministri i vendit tim nuk ka veshë, ka vetëm gojë, si krokodili…

-Faleminderit doktor!

-Faleminderit ju për hapësirën që më jepni në gazetën ”RD”!

Bisedoi
Rexhep POLISI

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...