Epidemiologu tregon pse koronavirusi nuk infekton dot në det: Çfarë duhet të kemi parasysh

Tuesday, 26 May 2020 15:31

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur në një lidhje ‘skype’ për situatën në vend nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se shtimi i rasteve nuk është ndonjë e papritur por duhet të ishte parandaluar përhapja në call center. Ai vuri theksin në rëndësinë e distancimit fizik jo social duke këshilluar shmangien e grumbullimeve dhe ambienteve të mbyllura por tha se studimet deri tani kanë treguar se në plazh dhe det virusi nuk mbijeton.

“Normale në sëmundshmëri asgjë nuk është por duhet të kemi parasysh një element, ku është një vatër në call center. Ishte një gjë që duhej evituar. Diçka që duhet të ishte parandaluar por jo e papritur.

Çdo lloj situate e tillë është potencialisht një lloj vatre. Nëse do kishim një x numër testesh në një call center tjetër apo fasoneri do kishim raste të tjera. Ajo që mbetet e rëndësishme është distancimi fizik, jo social. Jo grumbullime dhe jo në ambiente të mbyllura.

Vija e kuqe do ishte përqindja e shtretërve të zënë, pra të kesh 70% të shtretërve të zënë. Ju e dini që 3 janë shtrimet intensive, 5 ka qenë maksimumi. Kur kemi 165 shtretër në disponibilitet.

Hapjet në javët e kaluara nuk u shoqëruan me çudi. Vazhdojmë me të njëjtin trend. Kjo hapje e masave nuk solli ndonjë problematikë. Plani i masave po funksionon mirë. Janë hapur dhe përgjigjja është e mirë. A mund të kishin qenë pak më të shpejta, ndoshta dhe po, komisioni ka marrë ato vendime”, deklaroi Alimehmeti.

 

Ai tha se është për t’u përgëzuar hapja e kopshteve e çerdheve.” Fëmijët nuk kanë pasur problematika me këtë virus. Është një lajm i mirë se kthen në rutinë fëmijët dhe familjet. Dyshoj se do shoqërohet me ndonjë problematikë. Orari i orës 21 nuk përbën sens sepse janë orare jashtë fiziologjisë njerëzore për t’u grumbulluar në mjedise të mbyllura.

Ju mund të vini një krahasim kur orari ishte 17:30 de kur u bë 21:00. Nuk është orari që e bën diferencën por grumbullimi i personave.

Ne jemi në një fazë stacionare. Lëvizjet kanë qenë fare të vogla. Në përqindje kombëtare nuk do i dallonit fare nga boshti i X. Është një trajektore totalisht e rrafshët me një luhatje të vogël. Është një ecje në mënyrë të vazhdueshme njësoj dhe me shumë gjasa do vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Është momenti i testimeve serologjike në masë”, tha ai.

Sa i përket verës, Alimehmeti shpjegoi se janë bërë dy studime për SARS COV2 dhe instituti i Francës thotë që nuk gjenden gjurmë të virusit në ujërat detare. “Milano ka avancuar akoma më tej dhe ka bërë studime në ujërat e zeza dhe gjen gjurmë të virusit por të paafta për të hyrë në cikël biologjik. Kujtoj se zona e Milanos është zona më e kontaminuar dhe thotë se risku për infektimit të njeriut është i pallogaritshëm. Për virusin mjafton t’ju kujtoj djathin në shëllirë.

Distancimi fizik në det është i detyrueshëm mos të mbytesh. Në plazh kemi nxehtësi të detit dhe ujit. Rrezet ultra violetë shkatërrojnë virusin. Rrymat e përhapin e hollojnë dendësinë e tij. Duron pak sekonda në temperaturë 24 gradë celsius dhe në lagështinë gjatë verës. Nga njeriu tek njeriu do vazhdojë të transmetohet, që do të thotë mos u gruponi”, deklaroi Alimehmeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...