×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

10-vjeçari zbulon defektin e ‘Instagramit’, kompania i jep miliona shpërblim

E mërkurë, 20 June 2018 16:59

Shumë kompani teknologjike ofrojnë shpërblime për personat të cilët zbulojnë defekte në sigurinë e përdorimit të rrjeteve sociale.

I tillë është edhe rasti i një djali 10-vjeçar, me emrin Jani, nga Finlanda i cili ka gjetur një defekt në rrjetin më të përdorur ‘Instagram’.

Edhe pse ende nuk e ka një llogari në ‘Instagram’, ai ka mundur të zbulojë një problem të madh.

Shpërblimi që ai ka marrë, ka qenë prej 10.000 dollarë.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram.

“Mund të eliminoja cilindo përdorues, edhe vetë Justin Bieber”, – u shpreh ai në një intervistë të dhënë për revistën finlandeze “Iltalehti”.

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un (që zotëron Instagram-in) nëpërmjet një email-i.

Madje djaloshi e ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli.

Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...