×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pemët e jetës po vdesin, askush nuk e gjen shkakun

Diel, 24 June 2018 17:35

Pema baobab (Adansonia) e njohur ndryshe si “pema e jetës” është e vështirë për t’u harruar. Gjendet në rajonet e savanës afrikane, në Madagaskar dhe në Australi. Pemët formojnë një trung shumë të trashë dhe të gjerë dhe mund të jetojnë mijëra vjet e të zhvillojnë vrima kaq të mëdha, kavitete të pazakonta, saqë mund të strehojnë një bar në brendësi (Sunland Baobab). 

Sunland Baobab me moshë 1000 vjeçare dhe pema më e madhe e Afrikës u rrëzua vitin e kaluar. Një tjetër baobab i famshëm, pema Chapman në Botsvana u rrëzua në vitin 2016. Sipas një studimi të publikuar në “Nature Plants” diçka e ngjashme po u ndodh baobabëve më të mëdhenj dhe më të vjetër në të gjithë botën, një ngjarje me një magnitudë të paprecedentë.

Studimi u realizua nga Adrian Patrut në universitetin e Babes-Bolyai në Rumani dhe një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se në 12 vitet e fundit 9 nga 13 pemët më të vjetra dhe 5 nga 6 më të mëdhatë kanë marrë fund. Po flasim për një humbje tragjike duke pasur parasysh historinë dhe kulturën lidhur me këto pemë që janë edhe një burim kyç ushqimi për qeniet njerëzore.

Bild 4 Foto NHM Wien Kurt Kracher

Baobabi është shkaku i angiospermës (lulëzimit të bimëve) më të madhe dhe është pema emblemë e Afrikës,- sqaron Patrut. Shkencëtarët kanë ekzaminuar pemët qysh prej 2005 dhe kanë ngritur një teori se si rriten dhe kanë dokumentuar këto humbje të pariparueshme të natyrës. Baobabët më të mëdhenj kanë shumë trungje rreth një kaviteti fals dhe kjo e bën strukturën e e tij të veçantë. Këto trungje mund të rriten bashkë, çka çon në një karakteristikë të çuditshme sepse duke u rritur nga jashtë brenda kavitetit druri mplaket gjatë një periudhe në vend që ta bëjnë më të ri siç do të ndodhte normalisht

. Është një karakteristikë unike e baobabit, – tha Patrut që ka përdorur metoda me radiokarbon për të përcaktuar moshën në pjesë të ndryshme të pemëve. Autorët thonë se pemët më të mëdha janë më të cënueshmet dhe fajësojnë ndryshimet klimatike edhe pse studimi thotë se duhen kërkime të mëtejshme. Pemët më të mëdha kanë më shumë nevojë për ujë dhe ushqyes, sesa ato më të vogla dhe janë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga thatësira.

Ky studim hedh poshtë idenë se këto pemë po mbarojnë nga ndonjë epidemi kërpudhore ose diçka e ngjashme. Këto vdekje janë modifikime të rëndësishme në ekosistemin dhe integritetin e biodiversitetit.

baobab tree surrounded by children

baobab ruaha flo montgomery

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...