Situatë e çuditshme/ Kush do ta shoqërojë Meghan Markle në altar?

Tuesday, 15 May 2018 16:42

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle thuhet se nuk do të marrë pjesë në dasmën e së bijës, me princin Harry, duke nxitur spekulimet se kush do ta shoqërojë atë në altar.

Kjo është nga sfidat e shumta të çiftit mbretërortë cilët shpallën fejesën e tyre nëntorin e shkuar dhe lajmëruan se do të martoheshin në sytë e të gjithë botës në kishën e St. George's Chapel në Ëindsor.

Disa nga çështjet me të cilat është dashur të përballet çifti në rrugën e tyre të dashurisë deri në kurorëzimin që do të bëhet së shpejti në altar :

Thomas Markle, 73 vjeç, ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë martesore të vajzës së tij në kështjellën e Ëindsor, në perëndim të Londrës, ashtu siç ai kishte parashikuar, për të mos shqetësuar vajzën e tij, pasi pranoi se ishte paguar nga paparacet”, theksoi faqja informative TMZ.

Imazhet, që do të shiteshin 100 000 dollarë (84 000 euro) në mbarë botën, sipas tabloidit “Daily Mirror”, tregojnë 73-vjeçarin duke u përgatitur për martesën e ardhshme.

Kështu që mendohet se vjehëri I saj Prince Charles do ta shoqërojë atë në altar, ndërsa disa burime afër çiftit thojnë se mund ta shoqërojë princ Ëilliam, pasi ai ka kaluar më shumë kohë me çiftin, megjithatë mbetet për tu parë pasi asnjë informacion nga pallati mbretëror nuk është dhënë për këtë çështje.

Ushqim për gazetat

Kjo nuk është hera e parë që mediat britanike ndërhyjnë në jetën e Meghan, ato kanë folur për marrëdhëniet dhe martesat e para të saj, trashëgiminë dhe origjinën e saj me një nënë afro-amerikane dhe babain e saj nga Kaukazi. Gazeta “The sun” e sigmatizoi si zeshkane dhe pushimi I Princit Harry nga bjondet. Por Daily Mail shkoi më tej dhe shfaqte më shumë paragjykime, duke luajtur me stereotipet e afrikano-amerikanëve. Duke e cilësuar lagjen ku jetonte e ëma e saj si një zonë të rrënuar.

Paragjykimet raciste

Policia britanike gjeti një paketë në të cilën ndodhej një letër raciste për Meghan nga disa të panjohur, për më tepër që kandidati republikan Paul Nehlen, krijoi një imazh të kokës së MEGHAN me trupin e një njeriu që bëntë hamburger duke e paragjykuar atë.

Përplasjet publike

Në nëntor 2016, Princi Harry paralajmëroi mediat për ngacmimet e Markle, në një deklaratë të rrallë të lëshuar nga Kensington Palace.

Përktheu në shqip 55News.al

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...